Ky vendim vjen pas krizës financiare dhe pamundësisë për t’i permbushur obligimet e klubit, shkruan Gazeta Olle.
“Dorëheqja vjen si rrjedhojë e pamundësisë së financimit të klubit dhe pamundësisë për t’i permbushur obligimet e klubit. Që nga sot, klubi është i hapur për të gjithë të interesuarit për të mbeshtetur klubin dhe për të investuar në klub, për të çuar klubin përpara”, thuhet në njoftimin e klubit.
Për krizën financiare nëpër të cilën po kalojnë kuqezinjtë kishte reaguar edhe kryetrajneri, Tahir Lushtaku, i cili kishte shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e krijuar.
Në këtë njoftim klubi ka falënderuar Komunën e Skenderajt, bizneset, donatorët, sponsorët, stafin, lojtarët, punëtorët e klubit, tifozët dhe gjithë qytetarët e Skenderajit për mbeshtetjen gjatë kësaj kohe. /Gazeta Olle/