Agjencia Zhurnal.mk.

Donnarumma kthehet në ekspert të penalltive, ndal gjuajtjen e Andre Silva nga pika e bardhë

Portieri italiani Gianluigi Donnarumma ka pritur penallti në ndeshjen që Paris Saint-Germain po e zhvillon kundër RB Leipzig, ku pjesa e parë është mbyllur 1-1. 

 

22-vjeçari këtë sezon ka vuajtur duke qëndruar në stol, pasi Keylor Navas është preferuar më shumë te PSG këtë sezon.

Ai u zgjodh si startues për ndeshjen në udhëtim në Ligën e Kampionëve ndaj RB Leipzig, ku është vetëm paraqitjen e tij e dytë në karrierë në këtë garë.

Andre Silva ishte ai që mori përsipër gjuajtjen e penalltisë, ndërsa goli iu mohua nga ish-bashkëlojtari i tij në Milan, Donnarumma.

Kjo ishte penalltia e parë e pritur nga Donnarumma për Paris Saint-Germain, por edhe e para në Ligën e Kampionëve.

Portieri italian ka edhe një rekord tjetër shumë të mirë, pasi ka pritur katër penallti radhazi në nivel klubesh dhe kombëtaresh.

Vetëm katër nga 10 penalltitë e fundit kanë shkuar në fund të rrjetës, kur në portë ka qenë Donnarumma.

Related posts

Trajneri i Fernecvarosit, Stoger: Përball kishim një ekip të organizuar, padyshim më gëzon fitorja

D V

Karim Benzema dënohet me një vit burgim me kusht për video skandalin kërcënues ndaj Valbuenas

D V

Olivier Giroud infektohet me Covid

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More