Agjencia Zhurnal.mk.

Donnarumma i lumtur me triumfin: Italia kishte nevojë për këtë entuziazëm

Gianluigi Donnarumma është shprehur shumë i lumtur me suksesin e Italisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

 

Kombëtarja italiane e mbylli garën në pozitën e parë në grupin e saj në Ligën A, duke lënë prapa Hungarinë, Gjermaninë e Anglinë.

Sipas portierit Donnarumma, ‘Azzurri’ kishin nevojë për një triumf të tillë dhe një entuziazëm të tillë.

“Ne kishim nevojë të sillnim pak entuziazëm, edhe pse asgjë s’mund të shërojë plagën e hapur nga mungesa në Kupën e Botës”, ka thënë Donnarumma për ‘RAI Sport’.

“Ishte e rëndësishme të rimbusheshim, për të gjithë Italinë dhe për ata që besojnë te ne. Ne e nisëm grupin mirë me dy fitore, tani arritëm në ‘Final Four’ dhe do të provojmë ta fitojmë të gjithën”, shtoi italiani.

Italia e mbylli grupin me 11 pikë në gjashtë ndeshje, duke lënë prapa Hungarinë me 10 pikë, Gjermaninë me 7 dhe Anglinë me tri.

Related posts

Sedloski: Futbollistët e mi zbatuan atë që u kërkova, me një këmbë jemi në fazën tjetër

Z.H

Pochettino pranon se nuk kishte pritur ta ketë Messin nën urdhrat e tij

D V

Conor McGregor shfaq interesim për të blerë Chelsea – a ka fuqi financiare ta bëjë këtë gjë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More