Agjencia Zhurnal.mk.

Donacion nga Kina për poliklinikën “Shuto Orizare”

Shkup, 15 korrik – Nën kujdesin e presidentit Stevo Pendarovski, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në vend bëri donacion prej 1,6 milion denarë për ISHP Qendra Shëndetësore Shkup për poliklinikën “Shuto Orizare”. Mjetet janë të destinuara për kabinetin RTG, pajisje me mobilje mjekësore dhe rindërtimin e kulmit të poliklinikës.

 

Me këtë rast, presidenti Pendarovski, ambasadori i Kinës, Zhang Zuo, dhe përfaqësuesit e ISHP Qendra Shëndetësore Shkup sot vizituan poliklinikën “Shuto Orizari”. Vizita është faza përfundimtare e këtij aktiviteti pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit dhe realizimit të donacionit.

Siç u kumtua nga kabineti i presidentit, Pendarovski tha se gjatë vizitës së sotme në poliklinikën “Shuto Orizare” kishte nderin të shihte në vendngjarje donacionin nga Republika Popullore e Kinës për Republikën e Maqedonisë të Veriut dhe posaçërisht për këtë komunë e cila , siç thuhet në kumtesë, sipas të gjitha standardeve në fushën e kujdesit shëndetësor është nën atë që është mesatarja e qytetit ose e vendit.

Ambasadori kinez Zhang Zuo tha se gjatë vizitës së sotme në departamentet e imunizimit, departamentin e shërbimit të kujdestarisë dhe kabinetin e rentgenit, kishte mundësinë të fliste me stafin mjekësor dhe nënvizoi se ishte i kënaqur të shihte përmirësim të dukshëm të kushteve në këtë institucion shëndetësor.

Drejtori i ISHP-së Qendra Shëndetësore Shkup, Viktor Isjanovski, tha se ky donacion do të rrisë nivelin e kujdesit shëndetësor në këtë pjesë të Shkupit, posaçërisht për qytetarët të cilët gravitojnë në këtë poliklinikë.

Related posts

Rute: Do të bëjmë gjithçka për zhbllokim sa më të shpejtë të fillimit të negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në

D V

Sondazh: Shqiptarët e njohin NATO-n më mirë se maqedonasit

Z H

Mësimdhënësit kërkojnë të shkurtohen orët e të zgjaten pushimet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More