Agjencia Zhurnal.mk.

Don Xhoni me lutje për prindërit: Lini fëmijët t’i ndjekin ëndrrat, të bëjnë atë që ndjejnë

Reperi nga Drenica, Don Xhon, është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjete sociale.

Ai shpesh ndan imazhe dhe video të ndryshme, gjersa nuk mungon edhe me postime të tjera duke dhënë këshilla apo kritika për ndonjë ngjarje të ndodhur.

Kësaj radhe, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) ka bërë një shkrim në të cilin u bën lutje prindërve që t’i lejojnë fëmijët e tyre t’i ndjekin ëndrrat apo dëshirat që kanë.

Don Xhoni (Foto: Instagram)

“Puna dhe besimi në krijuesin e gjithësisë, unë jam këtu ku jam sot Elhamdulilah. Një lutje për të gjithë prindërit kudo që ndodhen, lini fëmijët t’i ndjekin ëndrrat. Lejoni të bëjnë atë që ndjejnë”.

“Mos u bëj një prind që thotë ‘jo bre se ti nuk mundesh’, por bëhu dikush që është realizim i ëndrrave tij ose të saj, gjithmonë në kuptimin e mirë të fjalës”, ka shkruar ai në një shkrim të ndarë në InstaStory.

Related posts

Tension mes dy banoreve: Erjola lagë me ujë Eglën, ajo i hakmerret dhe ia hedh cigaret në pishinë

D V

“Mbretëresha e pistës së vallëzimit” – Dua Lipa zbukuron kopertinën e revistës “Elle” në Amerikë

D V

Emri i saj do të thotë “biznes” – Rita Ora shihet e lumtur në Sydney pasi ka lansuar në treg markën e saj të re të flokëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy