Agjencia Zhurnal.mk.

Dogana e Kosovës parandalon dy raste të kontrabandës në vlerë 100 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka zbuluar mallra kontrabandë me vlerë mbi 100 mijë euro, në dy raste të ndara.

 

Siç njofton Dogana, rasti i parë ka ndodhur me një dërgesë në kontejner me mallra të deklaruara si produkte bujqësore të cilat lirohen nga detyrimet tatimore.

Në rastin e dytë, Dogana ka ushtruar një kontroll në një ndërtesë në zonën industriale të Prishtinës, ku ka gjetur sasinë prej 866 litra pije me përmbajtje alkoolike.

Njoftimi plotë:

Kapen mallra me vlerë mbi 100.000 mije euro

Prishtinë 5 nëntor 2022, Dogana e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka zbuluar mallra kontrabandë me vlerë mbi 100 mijë Euro, në dy raste të ndara.

Rasti i parë ka ndodhur me një dërgesë në kontejner me mallra të deklaruara si produkte bujqësore, të cilat lirohen nga detyrimet tatimore, ndërsa që bazuar në bashkëpunimin e zyrtarëve doganor të Shqipërisë dhe Kosovës në Portin e Durrësit është hasur në gjenerator me fuqi prej 15 KW në sasi prej 50 copë dhe pompa ujië në sasi prej 100 copë. Malli është ndaluar dhe është iniciuar procesi për ndjekje penale të personave përgjegjës.

Në rastin e dytë, Dogana bazuar në informata ka ushtruar një kontrollë në një ndërtesë në zonën industriale të Prishtinës, ku ka gjetur sasinë prej 866 litra pije me përmbajtje alkoolike, mç’rast malli është sekuestruar dhe është iniciuar ndjekja penale ndaj peronit/ave përgjegjës.

Dogana e Kosovës ka rritur nivelin e kontrollave të bazuar në analiza dhe shkëmbim ndërkombëtarë të informacionit, si dhe bashkëpunimin me qyetarët dhe institucionet e Kosovës, e cila ka mundësuar që zbulimi i mallrave të kundërligjshme të dyfishohet në krahasim me vitin paraprak dhe të hyrat të rriten me përqindje mbi tre fish mbi normën e rritjes ekonomike. Dogana do të vazhdojë të zbatoj kontrolle të detajuara përfshirë kontrollet pas importit sipas autorizimeve ligjore, andaj apelojmë tek të gjithë tregtarët që të shmangin praktikat e kundërligjshme dhe të bashkëpunojnë me Doganën për të siguruar trajtim të barabartë ligjor, për ekonomi të shëndoshë të tregut.

Dogana mirëpret bashkëpunimin dhe lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit në linjat e sigurta të komunikimit.

Related posts

Ardhja e mërgimtarëve, MPB bënë të ditur gjendjen në pikat kufitare

D V

Ambasadori amerikan kërkon më shumë angazhim në luftimin e krimit të organizuar dhe dhunës seksuale

Z.H

Aktakuzë kundër shtatë personave për falsifikim të parasë dhe mbajtje të armëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More