Agjencia Zhurnal.mk.

Doarsa Kica Xhelili zëvendësohet nga Valon Ramadani si kryetar i komisionit për administratë publike

Pas kalimit nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, LVV e zëvendësoi Doarsa Kica Xhelilin si Kryesuese e Komisionit për Administratë Publike me deputetin Valon Ramadani.

 

Gjithashtu Doarsa Kica Xhelili u zëvendësua edhe si anëtare e këtij komisioni, nga deputetja e LVV-së, Arbreshë Hyseni Kryeiu, si dhe në Komisionin për Legjislacion u zëvendësua nga Saranda Bogujevci.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shalën e zëvendësoi me Doarsa Kica Xhelilin si anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Disasporë.

Doarsa Kica Xhelili kohëve të fundit u shkëput nga grupi parlamentar i LVV-së, si dhe nga Lista Guxo, për të kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i votuan këto zëvendësime në Kuvendin e Kosovës.

Ajo sot për herë të parë mori pjesë në seancën parlamentare të sesionit vjeshtor në bankat e LDK-së.

Related posts

Von Cramon e ka një kërkesë për Serbinë, dy për Kosovën

Z.H

Eurodeputetja: Kosova dhe Republika Srpska nuk duhet të krahasohen në asnjë mënyrë

N E

MSH: 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More