Agjencia Zhurnal.mk.

Do të themelohet Agjencia për anti-doping

Shkup, 13 tetor – Qeveria në seancën e sotme të 112-të e shqyrtoi informatën e Agjencisë për Rini dhe Sport për nevojën për themelimin e Agjencisë së pavarur për anti-doping.

 

Siç informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, për këtë qëllim, Qeveria e obligoi Agjencinë për Rini dhe Sport që në afat prej gjashtë muajve të inicojë dhe realizojë takime koordinatove me përfaqësues të anti-doping organizatave kombëtare të vendeve në fqinjësi dhe anti-doping Agjencisë botërore (WADA) me qëllim të këmbimit të përvojave, prej të cilave do të dalin rekomandime për praktikë më të mirë, në pajitm me indikatorët relevantë, pas çka do të përgatiste analizë komparative dhe zgjidhje të  mundshme dhe rekomandime për funksionimin organizativ dhe implikimet fiskale nga themelimi i Agjencisë për anti-doping.

Themelimi i Agjencisë për anti-doping del edhe nga obligimet e Konventës  ndërkombëtare për luftë kundër dopingut në sport të UNESKO-s, që vendi i jonë e ka nënshkruar në vitin 2008 dhe i cili, mes tjarash, ka për qëllim ta zvogëlojë frekuencën e doping substancave dhe doping mjeteve tjera dhe metodave të ndaluara, ta përforcojë doping kontrollin me zbatimin e teknologjive më të reja për zbulimin e tyre, ta garantojnë efilkasitetin e sankisoneve, të cilat ndërmerren kundër atyre që kanë përdorur doping, si dhe të bashkëpunojë  me organizatat sportive në planin ndërkombëtar në luftën kundër dopingut.

Related posts

Bytyqi paralajmëron: Së shpejti do të kemi Qeveri të re me “Zaev 3” me ministra të rinj

I Z

ABSM donoi nga 60.000 denarë për familjet e të pësuarve nga zjarri në Tetovë

D V

Një seri e re tërmetesh në rajonin e Manastirit dhe Follorinës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More