Agjencia Zhurnal.mk.

Do të reformohet dhe riorganizohet Kryqi i Kuq – promovim i Kornizës së re zhvillimore “Transformimi 28”

Shkup, 17 tetor – Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut sot e promovoi Kornizën e re zhvillimore “Transformimi 28”, dokument me të cilin paralajmërihen hapat e ardhshëm në lloj të reformave dhe riorganizimit të shoqatës nacionale.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti tha se me dokumentin targetohen katër sfera, riorganizimi i infrastrukturës, përkatësisht strukturën organizative të Kryqit të Kuq, transformimi kulturologjik, digjitalizimi, si dhe riorganizimi i programeve të Kryqit të Kuq.

Kryetari i Kryqit të Kuq, Romel Velev, në fjalimin e tij tha se ngjarjet politike dhe ekonomike mund të çojnë drejt ndryshimeve të papritura sociale, por si sfidë më të madhe për Kryqin e Kuq e ceki përballjen me ndryshimet klimatike.

Fjalim pati edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, nën patronatin e së cilës mbahet ngjarja.

“Mbështetja jonë si Qeveri, çdoherë do të jetë e fuqishme, posaçërisht për organizata të cilat mirëqenien e të tjerëve e vë para së gjithash, organizata të cilat çdoherë janë të parat kur bëhet fjalë për ndihmë e cila çdoherë nga ana e vullnetarëve përfshihet empatia, mirëkuptimi, pranimi, mbrojtja dhe mbështetja për atë të cilit i nevojitet ndihmë”, tha Trençevska.

Related posts

“Zgjedhjet”, Kovaçevski: Nesër ftesë partive, të hënën takimi i liderëve!

Xh M

Trençevska: Masat kundër krizës mbulojnë mbi 187,000 pensionistë

Xh M

Takim mes Kuvendit studentor të UKM-së dhe MASH-it: Vakt javor i subvencionuar, pagesa retroaktive e bursave deri më 15 dhjetor

Xh M