Agjencia Zhurnal.mk.

Do të nënshkruhet memorandum për rrugën e përbashkët europiane me Serbinë

Beograd, 1 shtator – Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë rrugë të lehtë drejt Bashkimit Evropian dhe kanë shumë pika të përbashkëta që sëbashku të punojnë dhe të këmbejnë përvoja, për të cilin shkak dy shtetet për këtë qëllim do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim për eurointegrime, u dakorduan në takimin e sotëm në Beograd në kuadër të Ballkanit të hapur, zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministrja serbe e Eurointegrimeve, Jadranka Joksimoviq.

Mariçiq pas takimit deklaroi se me kënaqësi pranohet ideja që të bëhet një memorandum për bashkëpunim e ai të mbindërtohet në kontekst të metodologjisë së re kur Maqedonia e Veriut i ka filluar negociatat, që do të jetë në dobi për të dy shtetet, pasi nëse punojmë sëbashku do të mundemi të përparojmë më shpejtë dhe të kemi rezultate më të mira për qytetarët tanë.

“Maqedonia e Veriut dhe Serbia treguan shumë në reformat dhe zgjidhjen e çështjeve të vështira dhe vlerësojmë se u treguam si partnerë kredibilë i Bashkimit Evropian dhe treguam solidaritet me BE-në”, deklaroi Mariçiq në konferencën për shtyp pas takimit.

Kjo, siç potencoi zëvendës-kryeministri Mariçiq, na jep të drejtë të kërkojmë të përfshihemi në zgjidhjen e krizave aktuale dhe të ardhshme, lidhur me çështjen energjetik, me furnizimin me ushqim dhe rrymë.

Ministrja serbe Jadranka Joksimoviq tha se u ka uruar Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe se Serbia “duke marrë parasysh se çfarë kërkesa politike ka pasur të cilat e kanë anuluar rrugën e saj, e kupton rrugën e vështirë që e kaloi Maqedonia e Veriut për arritjen e qëllimit”.

Related posts

Vazhdoi debati në komision për kandidaturën për gjykatës kushtetues të Lubomir Joveskit

Z.H

Rici: Maqedonia e Veriut është në rrugën e vërtetë në luftën kundër korrupsionit

Xh M

Filloi fushata e re për planin ekonomik dhe investues të BE-së për Ballkanin Perëndimor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More