Agjencia Zhurnal.mk.

DO TË DOJA TË ISHE KËTU

Nga: Roger Waters (Pink Floyd, 1975)
Përktheu: Besnik Hamiti

Pra, ta merr mendja se mund të dallosh
Parajsën nga Ferri
Qiejt e kaltër nga dhembja
A mund ta dallosh fushën e blertë
Nga binari i ftohtë prej çeliku
Buzëqeshjen nga velloja
Ta merr mendja mund t’i dallosh?

A të bënë t’i këmbesh
Heronjtë për fantazmat
Hirin e nxehtë për lisat
Ajrin përcëllues për puhizën e freskët
Rehatinë e akullt si këmbim
A e këmbeve
Rolin episodik në luftë
Për rolin kryesor në një kafaz?

Sa do të doja
Sa do të doja të ishe këtu
Jemi dy shpirtra të humbur
Që notojnë në akuarium peshqish
Vit pas viti
Duke u sorollatur në të njëjtën tokë
Çfarë kemi zbuluar?
Frikën e kamotshme
Sa do të doja të ishe këtu.

Related posts

Will Smith thotë se ka nisur përgatitjet për “Bad Boys 4”

Xh M

Rekordi i Bebe Rexhës/ Kënga e pestë më e shitur në SHBA, me këngëtare femër

Xh M

Vajza e Barack Obamas nuk po e përdor mbiemrin në karrierën prej regjisoreje

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy