Agjencia Zhurnal.mk.

“Do pushtojmë Prizrenin” – Serbët marshojnë me këngë ultra-nacionaliste rrugëve të Bosnjes

Rrugët e Republikës Serbe në Bosnje janë mbushur sot nga protestues serbë. Këta të fundit nuk kanë ngurruar të këndojnë këngë nacionaliste.

Nacionalistët etnikë serbë u panë duke kënduar së bashku një këngë popullore serbe.

Kënga në fjalë bën thirrje për pushtim të disa prej qyteteve kryesore të shteteve fqinje të Serbisë, përfshirë Prizrenin, Dubrovnikun, Cetinjen dhe Nevesinjen.

Sipas disa komentuesve, këto janë të njëjtat këngë që këndoheshin në marshimet e ushtrisë serbe gjatë luftërave dhe gjenocidit ndaj popujve të ish-Jugosllavisë, njofton gazetashqip.

Ngjarje të njëjta janë parë edhe në Novi Pazar, ku jeton një shumicë e madhe myslimane.

Asambleja e Republikës Serbe ka filluar procedurat për largim nga institucionet qendrore të Bosnje e Hercegovinës, një lëvizje që shkel Marrëveshjen e Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë më 1995.

Related posts

Rritet në 34.305 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Xh M

Ku është ‘Fito’? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Xh M

Ministri i Jashtëm polak: Rusia do të mposhtet nëse e sulmon NATO-n

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky