Agjencia Zhurnal.mk.

Djokovic, Gruevski dhe Kastriot Rexhepi – pjesë e karnavaleve të Vevçanit

Shkup, 13 janar – Të gjitha ngjarjet kryesore shoqërore në Maqedoni dhe botë, sot ishin pjesë e karnavaleve të Vevçanit.

 

Novak Djokoviq, deputeti Kastriot Rexhepi, Nikolla Gruevski, Stojançe Angelov, ISIS, zjarrfikës, të gjithë shëtitën nëpër rrugët e Vevçanit në fillimin e karnavalit të sivjetmë tradicional.

Pjesëmarrësit gjithashtu kishin mundësi të vaksinohen me vaksina të supozuara. Por, kishte edhe maska ​​tradicionale.

Të pranishëm këtë vit ishin mysafirë vendas dhe ambasadorë. Karnavali në Vevçan mbahet çdo vit, në prag të Vitit të Ri Ortodoks, i cili kremtohet sonte. Supozohet se është i vjetër sa vetë fshati gjegjësisht më shumë se 1400 vjet. Përfundon nesër me djegien tradicionale të maskave në mes të Vevçanit.

Foto: Tomisllav Georgiev

Related posts

BFI jep detaje për të shtënat drejt medresës “Isa Beu”

D V

Bislimovski: Katër vite me radhë Sekretariati i Bashkësisë Energjetike e shpall KRRE-në rregullator numër një

Z H

Maqedoni, 88% e furnizimeve publike në kohë të pandemisë janë kryer me negociim pa shpallje të konkursit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More