Agjencia Zhurnal.mk.

Dje në Maqedoni janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë

Shkup, 4 shtator – Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren.

Nga MSH informojnë se gjithsej në vend janë aplikuar 1.306.042 doza të vaksinës, ndërsa 564.488 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 13.219 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 4.251 qytetarë. 53% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 29% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja”, thonë nga MSH.

Related posts

Therret dhe digjet një qytetar nga Kavadari, policia zbulon detaje

Xh M

Thaqi i revoltuar pas ndeshjes me Drenicën: Ndihma më e madhe për kundërshtarët ishte gjyqtari kryesor

Redaksia

Vjosa kompleton transferimin e mesfushorit i cili vjen nga Liga e Parë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More