Agjencia Zhurnal.mk.

Dje në Kosovë ishte djegur vetura e shefit të ARM-së, Gjurçinovski

Shkup, 24 Shtator – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjenerallejtënant-kolonel Vasko Gjurçinovski, i cili mori pjesë në Konferencën e 25-të të Shefave të Shtabit të Ushtrive nga shtetet anëtare të SHBA-së-Karta e Adriatikut, gjatë kthimit dje përmes Kosovës, u aksidentua lehtë me veturë e cila më pas u kaplua nga flakët.

 

Gjegjësisht, gjatë lëvizjes në autostradën Komoran – Prishtinë në orët e vona të pasdites, papritmas ka shpërthyer zjarri në pjesën e motorit të veturës, i cili falë ndërhyrjes së shpejtë të shoferit dhe sigurisë është shuar për një kohë shumë të shkurtër.

Gjenerali Gjurçinovski së bashku me anëtarët e delegacionit dhe sigurimin vazhduan rrugën me veturat e tjera dhe u kthyen në shtëpi.

Automjeti, i cili menjëherë pas shenjave të para të ndezjes, është larguar nga qarkullimi dhe pas fikjes është transportuar në vend.

Related posts

Pas tragjedisë në Tetovë, jep dorëheqje zv.ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani

D V

Këshilli gjyqësor: Pushteti gjyqësor është i pavarur dhe nuk punon nën ndikim politik

Z.H

Moti sot me diell dhe me temperatura deri 35 gradë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More