Agjencia Zhurnal.mk.

Djali i Fernandinhos tallet keq me Unitedin në humbjen ndaj Liverpoolit

Manchester United u shpartallua nga Liverpooli 5-0 të dielën e javës që shkoi.

 

Djajtë e Kuq e filluan takimin mjaft komod, mirëpo që ata filluan të dekoncentroheshin nga rrjedha e lojës që zhvillohej me ritëm të lartë.

Kishin mundësinë që të shënonin përmes Bruno Fernandes, mirëpo ai shpërdoroi shansin, e pak minuta më vonë, Liverpooli shënoi përmes Naby Keitas.

The Reds më pas shënuan edhe katër gola të tjerë, duke vënë Djajtë e Kuq në një siklet të paparë.

Për këtë humbje të United, kishte mjaft shaka në rrjetet sociale, e sidomos edhe nga rivalët e qytetit, përkatësisht nga djali i Fernandinhos, Davi Roza.

Davi ishte aktiv në rrjetet sociale gjatë lojës dhe i pëlqente absolutisht ajo që po shihte.

E para prej të cilave erdhi në pjesën e parë, ku ai postoi një imazh të rezultatit së bashku me shtatë emoji.

I riu, vetëm 11 vjeç, më pas u tall me tifozët e United që u larguan herët nga stadiumi.

Më pas ai postoi një imazh të babait të tij duke qeshur pas humbjes 5-0 të United.

p1fishf92hqkb1fsc3lv1ht51q0bc.jpg
p1fishianpsrq17osusbrfr10qae.jpg
p1fishirch1dl91gm31n9neag1vj0g.jpg

Related posts

Raphinha, ‘perla’ e fundit e Brazilit, që po shkëlqen në mesin e yjeve – sa është vlera e tij në treg?

D V

Real Madridi nuk do të bëjë ofertë për Mbappen në janar

D V

Olivier Giroud infektohet me Covid

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More