Agjencia Zhurnal.mk.

Djali 5-vjeçar i aktorit të famshëm vizaton një burg: Putin duhet të jetë këtu

Edhe pse vetëm 5 vjeç djali i i George dhe Amal Clooney, duket se e ka tashmë një opinion të tij në lidhje me politikën. Çifti i famshëm ka dy binjakë Ella dhe Alexander dhe të dy duan të pikturojnë.

 

Bashkëshortja e aktorit të famshëm të Hollywood-it ka zbuluar se djali i tyre sigurohet që t’i shprehë bindjet e tij përmes veprave që realizon.

Në një panel me Michelle Obama dhe Melinda Gates, Amal Clooney u shpreh se binjakët janë shumë të përditësuar për atë që po ndodh në lajme, ndërsa djali i saj e ndjek shpesh në punë.

“Djali im vizatoi një burg një ditë dhe më tha ‘Putini duhet të jetë këtu’,” theksoi 44-vjeçarja, duke shtuar se 5-vjeçari e shikon punën e saj për “çështjet e Ukrainës” çdo ditë.

 “Mendoj se pas disa vitesh, ata do të fillojnë të mësojnë për disa nga këto çështje për të cilat ne po flasim dhe çfarë po ndodh në botë dhe do të na pyesin, “Çfarë bëre për këtë?”, shpjegon Amal. “Shpresoj se mund t’u jap atyre përgjigjet e duhura,” shtoi bashkëshortja e George Clooney.

Related posts

Fatmir Spahiu i drejtohet politikanëve kosovarë me një kërkesë: Ngone Amerikën, Amerika nuk gabon!

Lea Muslija

‘Sekret’ kënga konkurente në Festivalin e RTSH-së nga Ronela Hajati

Lea Muslija

Refuzoi Fifin, zbulohet lidhja e Granitit jashtë shtëpisë. Familjarët e të dashurës kundra kësaj marrëdhënie

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More