Agjencia Zhurnal.mk.

Divjakë/ Vetëvritet shtetasi spanjoll në hotel, detajet e para

Një shtetas spanjoll ka humbur jetën në një hotel në Divjakë mbrëmjen e kësaj të marte. Nga të dhënat e para, raportohet se 47-vjeçari ka dëmtuar veten me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Gjatë momentit të ngjarjes së rëndë, në dhomë me të ndodhej dhe shoku i tij. Ky i fundit po merret në pyetje nga uniformat blu. Mësohet se ai ka deklaruar se viktima po bënte dush në momentin që ka ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë:

Divjakë/Informacion paraprak

Në fshatin Karavasta, Divjakë, në një hotel, shtetasi spanjoll F. C., 47 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes.

Ndërkohë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, shoku i dhomës, shtetasi O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në vendngjarje do ketë njoftim të detajuar për këtë rast.

Related posts

Shumë turistë e pak punëtorë në Shqipëri

Xh M

Aksident pranë QTU-së, makina kthehet përmbys, bllokohet trafiku

Xh M

Burri shqiptar tenton të vrasë gruan me thikë në Santorini të Greqisë

Xh M