Agjencia Zhurnal.mk.

Ditë zie në Kosovës për viktimat shqiptare nga Maqedonia e Veriut, shtyhen tri ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligë

Tri ndeshjet e parapara të zhvillohen të mërkurën në BKT Superligën e Kosovës, janë shtyre për të enjten.

 

Të mërkurën do jetë ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

“Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë njofton klubet dhe opinionin e gjerë se duke u bazuar në nenin 19 të Rregullores së Garave, ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligë, të parapara për t’u zhvilluar të mërkurën, shtyhen për ditën e enjte për shkak të shpalljes ditë zie në Republikën e Kosovës pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshjet Gjilani-Drita, Drenica-Llapi dhe Ballkani-Malisheva do të zhvillohen të enjten. 

Related posts

Angellov: Mundësitë për shuarjen e zjarreve janë të limituara, qytetarët të kenë kujdes

Z H

Zyrtare: Barcelona merr në huazim talentin 18-vjeçar të Rapid Viennas, Yusuf Demir

Z H

Guardiola konfirmon se do të largohet nga Manchester City: Më duhet pushim pas shtatë vitesh këtu

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More