Agjencia Zhurnal.mk.

Dita tetë e Prishtinës në Antalia, Besnik Krasniqin e komenton gjendjen e ekipit

Skuadra e Prishtinës vazhdon me sukses fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.

Në ditën e tetë të qëndrimit në tokën turke, ekipi prishtinas ka kryer dy stërvitje.

Derisa paradite është ushtruar në palestrën e fitnesit, pasdite janë kryer ushtrime në fushë.


Të gjithë futbollistët janë mirë me shëndet dhe puna po vazhdon intensivisht.

Nesër është në program ndeshja e dytë miqësore ndaj ekipit nga Kazakistani, Atyrau.

Ndeshja do të zhvillohet në Lara të Antalias.

Mbrojtësi me përvojë dhe një nga yjet e skuadrës, Besnik Krasniqi e ka komentuar fazën përgatitore pë faqen zyrtare të klubit.

Puna e ekipit – Përgatitjet janë duke shkuar shumë mirë. I rëndësishëm është fakti se deri më tash nuk e kemi pësuar asnjë lëndim. Jemi duke punuar maksimalisht që të jemi gati për kampionat dhe Kupë.

Gjendja e ekipit – Gjjendja e skuadrës dita-ditës është duke u përmirësuar dhe po punohet për ta bërë një ekip të fuqishme, e cila synon t’i arrijë objektivat. Atmosfera në skuadër është e mrekullueshme.

 

Related posts

Filipçe: Nuk mundemi për çdo lloj të ri të virusit të sjellim masa tjera restriktive

Z.H

E fundit: Digjet një fabrikë në Tetovë

Z.H

Krerët shtetërorë të Kosovës të tronditur nga aksidenti tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More