Agjencia Zhurnal.mk.

Dita e “unitetit serb” nxit shqetësime në Ballkan

Serbia, nga e Mërkura 15 Shtator, ka filluar ta kremtojë festën kombëtare duke prezantuar fuqinë ushtarake dhe duke u bërë thirrje gjithë serbëve në Ballkan që të bashkohen nën një flamur, që ka shkaktuar shqetësime tek fqinjtë, disa dekada pasi aksionet e këtilla sollën luftëra të përgjakshme në vitet e 90-ta – shkruan agjencia amerikane e lajmeve Associated Press (AP).

 

Serbëve u është thënë që të valëvisin flamujt kombëtar pa marrë parasysh se ku jetojnë, në rajon apo botë, për ta kremtuar Ditën e unitetit serb, lirisë dhe flamurit kombëtar.

Agjencia AP shkruan se në hapje të ceremonive gjatë gjithë ditës së djeshme, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka vizituar një fabrikë për pajisje ushtarake në një park të Beogradit, duke deklaruar se “Serbia është e gatshme t`u përgjigjet kërcënimeve të jashtme”. Ai ka thënë se tani ushtria serbe është pesë herë më e fuqishme se para pesë viteve duke paralajmëruar furnizime të reja ushtarake.

Demonstrimi i fuqisë dhe thirrjet e zyrtarëve serbë për krijimin e “botës serbe” dhe unitetin politik të 1.3 milionë serbëve që jetojnë në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci dhe në Kosovës. ka shkaktuar shqetësime në këto vende fqinje.

Në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, forcat serbe me mbështetje politike dhe financiare nga Beogradi, kishin zhvilluar fushata të përgjakshme në B e H, Kroaci dhe Kosovë me qëllim të krijimit të “Serbisë së Madhe”, por nuk arritën t`I ndryshojnë kufijtë e ish-Jugosllavisë dhe ta krijojnë shtetin serb – shkruan agjencia e lajmeve AP. /KlanMacedonia

Related posts

Dhjetëra policë gjermanë plagosen pas një beteje të ashpër me disa qytetarë

Redaksia

Kush është amerikani Christopher Hill, i nominuar për ambasador në Serbi

D V

CNN pushoi nga puna tre punëtorë, nuk pranuan të vaksinoheshin kundër COVID-19

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More