Agjencia Zhurnal.mk.

Dita e tretë nga helmimi i qytetarëve në Deçan, Komuna do t’i furnizojë ata me ujë të pijshëm

Komuna e Deçanit po planifikon që të furnizojë qytetarët e saj me ujë të pijes, pasi dyshohet se helmimi i cili bëri që rreth 900 qytetarë të kërkojnë ndihmë mjekësore, ka ardhur nga uji që ata kanë konsumuar.

 

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha për Telegrafin se janë duke u përgatitur që të furnizojnë më ujë qytetarët.

“E kemi tash një takim, ku Komuna do të marrë përgjegjësinë që të furnizojë me ujë qytetarët përmes zgjidhjeve të ndryshme, ndoshta edhe me blerje të ujit”, tha Ramosaj Për Telegrafin.

I pari i Deçanit deklaroi se si edhe në gjithë Kosovën edhe atje kanë pasur mungesë të barnave nga lista esenciale e barnave.

Ai njoftoi se një pjesë të barnave të cilat janë në mungesë në QKMF kanë arritur t’i sigurojnë si donacion nga njerëz të vullnetit të mirë.

“Lista esenciale e barnave është mungesë në krejt Kosovën që është përgjegjësi dhe obligim i Ministrisë. Ta shohim sot gjatë ditës së si do të rrjedhin gjërat. Është problemi që terapia që po përdoret për këtë infeksion është në mungesë në QKMF, Komuna e ka siguru një pjesë, por ka pasur edhe njerëz të vullnetit të mirë që kanë bërë donacione”, tha Ramosaj.

As pas ditës së tretë, prej kur në këtë Qendër ka pasur fluks të madh qytetarësh që kanë nevojë për trajtim, kjo Qendër nuk është furnizuar me asnjë material shtesë e as me barna shtesë nga lista esenciale të cilat edhe ashtu vazhdimisht mungojnë.

Drejtori i QKMF-së “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, Selmon Berisha, ka thënë për Telegrafin se nuk ka pasur as interesim për të ditur gjendjen e pacientëve

“Lista esenciale e barnave më mirë mos me qenë fare. Ne çdo herë kemi bërë porosi konform kërkesave tona, e deri më tani çdoherë jemi furnizuar me më pak se 40% të kërkesave. Tani në listën esenciale të barnave pothuajse nuk ka asnjë gjë që duhen pacientëve”, u shpreh ai.

Berisha tha se “Pacientët e Komunës sonë që pothuajse pjesa dërrmuese e tyre janë me asistencë sociale, që mezi e sigurojnë kafshatën e gojës, janë të obliguar t’i blejnë ilaçet për shkak të mungesës së listës esenciale”, theksoi Berisha.

Drejtori i QKMF-së në Deçan, njoftoi se “Është një numër i madh i pacientëve, ditën e djeshme ka qenë shumë numër i madh e sot është tendenca me ra numri”.

“Pacientët të cilët kanë kërkuar ndihmë në Qendrën tonë të Mjekësisë Familjare, nuk janë me simptomatoloigji shumë të rëndë, por një simptomatologji si temperaturë, barkëqitje, dhimbje barku, marramendje, këto janë simptoma që flasin për një infeksion të cilin ne nuk e dim ende nëse është hibrit, ajror, apo toksik”, tha ai.

Berisha theksoi se përveç ndihmat nga qytetarët e vullnetit të mirë, të cilët kanë bërë donacione, nuk ju ka ardhur asnjë ndihmë nga institucionet shtetërore.

“Apsolut, as nuk është interesuar askush asnjë telefonatë me na bo. Përveç inspektoratit që kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe IKSHPK-ja i është përgjigjur menjëherë kërkesës sime që të dalin t’i marrin mostrat e ujit të dyshuar dhe janë në përpunim e sipër”, u shpreh ai.

Siç njoftoi Berisha, ata presin rezultate më të detajuara gjatë ditës së sotme për të parë se çka ka ndodhur dhe si do të vazhdojnë të veprojnë tutje.

“Kemi marrë mostra kimike dhe kanë dal rezultatet se uji është kimikisht mirë, mirëpo nuk është e mjaftueshme që ky ujë të jetë vetëm kimikisht mirë, për shkak se mostrat kimike se e hedhin poshtë vetëm një dyshim, se uji nuk është i hiperjodizuar, ndërsa jemi duke pritur mostrat hidrobiologjike dhe shpresojmë që do t’i marrim gjatë ditës e të shohim çka do të bëjmë tutje”, tha Berisha.

Berisha po ashtu njoftoi se shumica e pacientëve pasi janë trajtuar, janë liruar në gjendje të mirë nëpër shtëpitë e tyre.

“Dy ditët e para kemi pasur afërsisht 430 pacientë, edhe fluksi i djeshëm ka qenë i madh diku rreth 420 pacientë i kemi trajtuar, prej tyre, thuajse 99 % janë trajtuar këtu dhe pas përmirësimit të gjendjes janë liruar për në shtëpi”, tha Berisha.

Berisha sqaroi se nuk ka pasur raste të përkeqësimit të gjendjes së pacientëve dhe askush nuk është në gjendje të rëndë.

Sa u përket raportimeve për vdekje të dyshimtë nga ky infeksion, Drejtori i QKMF-së në Deçan theksoi se rasti në fjalë ka qenë për shkak të infraktit dhe nuk ka pasur të bëj me infeksionin.

Edhe

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare po përballet me fluks të qytetarëve me të njëjtat simptoma që nga dita e shtunë.

Gjatë së hënës është rritur edhe numri i fëmijëve që kanë kërkuar ndihmë në këtë institucion primar shëndetësor.

Related posts

Klinika Infektive pa shtretër të lirë – mbushet me pacientë me coronavirus

D V

Borrell: Marrëveshja do ta zgjidhte përfaqësimin ligjor të Kosovës

D V

Glauk Konjufca takohet me ndihmëssekretarin e OKB-së

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More