Agjencia Zhurnal.mk.

Dita e tretë me radhë e debatit të përgjithshëm për ribalansin e plotësuar të Buxhetit

Shkup, 26 korrik – Kuvendi sot, në kuadër të seancës së 47-të, duhet do ta vazhdojë debatin e përgjithshëm për ribalansin shtesë të Buxhetit në të cilin janë futur edhe tetë amedamentet e miratuara të Komisionit për financim dhe buxhet.

 

Debati i përgjithshëm filloi të enjten, ndërsa mund të zgjasë pesë ditë.

Sipas ministrit të Financave, Fatmir Besimi, ribalanci i propozuar I pasqyron politikat ekonomike dhe sociale që do të zbatohen nga Qeveria, të orientuara drejt realizimit të qëllimeve kryesore të konfirmuara me prioritetet strategjike. Deputetët, megjithatë me qëndrime të ndara.

“Prioritetet deri në fund të vitit 2021 do të orientohen ndaj përcaktimit për mbështetjen e ekonomisë me investime në projekte të infrastrukturës, ridizejnimin e strukturës së financave publike përmes rritjes së pjesëmarrjes në shpenzimet kapitale, si dhe forcimin e procesit të planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit për publikun financat, tha Besimi, duke e elaboruar ribalansin e Buxhetit para deputetëve.

Ministri përsëriti se shëndeti i qytetarëve, ekonomia, financat dhe shoqëria në përgjithësi mbeten prioritetet kryesore për këtë vit.

Gjatë diskutimit dy ditor kuvendor, të enjten dhe të premten, deputetët e LSDM-së e përsëritën pozicionin kyç se ribalansi është zhvillimor dhe se me të rriten mjetet për investime. Kolegët e tyre nga opozita qëndruan në vlerësimin se parashikimet e buxhetit janë për ryshfet parazgjedhor dhe janë pasqyrim i punës së papërgjegjshme të kësaj qeverie.

Në seancën e 47-të, sipas Propozimit shtesë për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit për vitin 2021, janë edhe 46 pika.

Related posts

Nikollovski: Anëtarët e bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse duhet të keni minimum përvojë pesëvjeçare në veprimtari

D V

Kasami: Për aq kohë sa vendi ecë drejt BE-së, ne do ta mbështesim qeverinë

Z H

5 të shëruar dhe 10 të infektuar me Covid, ndërron jetë vetëm një pacient

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More