Agjencia Zhurnal.mk.

Dita e dytë e forumit të Prespës për dialog, do të flitet për kthimin e sinergjisë

Shkup, 2 korrik – Lidhjet transatlantike dhe kthimi i sinergjisë në mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në Ballkanin Perëndimor do të jetë tema e një paneli të nivelit të lartë që do të mbahet sot në Ohër në ditën e dytë të Konferencës së Parë Ndërkombëtare të “Forumin të Prespës për Dialog”.

 

“Rivendosja e sinergjisë në mes BE-SHBA drejtë Ballkanit Perëndimor” është titulli i panelit, i cili do të hapet nga presidenti Stevo Pendarovski, pasuar nga fjalimet nga presidentët e Malit të Zi dhe Sllovenisë, Milo Gjukanoviq dhe Borut Pahor, ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazia Filip Riker, komisionari i BE-së Johanes Han.

Në këtë panel pritet të marrë pjesë kryeministri Zoran Zaev, kryeministrat e Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë, Ana Bërnabiq, Albin Kurti dhe Edi Rama dhe do të drejtohet nga kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Zbignjev Rau, ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë Aleksander Shalenberg, sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit Majlinda Bregu.

Bashkësia ndërkombëtare e njeh progresin e rëndësishëm që e bëri Maqedonia e Veriut dhe guximin që të arrihen këto zgjidhje. Edhe shumë punë ngelet për t’u bërë dhe hapja e negociatave me Bashkimin Evropian është fillim i procesit i cili do të imponojë përkushtimin e mëtejmë, këtë sonte në Ohër e deklaroi ndihmësi sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Filip Riker, në hapjen e konferencës “Rruga drejt Prespës” në kuadër të Konferencës së parë ndërkombëtare të Forumit të Prespës për dialog.

Riker nënvizoi se SHBA-ja qëndron pas Maqedonisë së Veriut si aleate dhe si mike.

“SHBA-ja, presidenti Bajden, sekretari shtetëror Blinken, jemi të bindur se Maqedonia e Veriut mundet dhe do t’i bëjë hapat e domosdoshëm siç është vazhdimi i reformave, përforcimi i qeverisjes të së drejtës, lufta kundër korrupsionit, rritja e transparencës që të garantojë të ardhme më prosperuese për qytetarët e saj si edhe përforcimin e stabilitetit në rajon. SHBA-ja mbetet e përkushtuar dhe është pjesë e këtij rajoni dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë jush, siç tha edhe vetë presidenti Bajden si aleate dhe si mike”, theksoi Riker.

Ai vlerësoi se Marrëveshja e Prespës kërkoi guxim të madh diplomatik të liderëve të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë dhe i vendosi standardet për pjesën tjetër të rajonit se si të zgjidhen në mënyrë të qetë konflikte përmes dialogut.

“Ajo të gjithëve na dëshmoi se liderët e Ballkanit Perëndimorë janë të pjekur me sfidën – ndërsa ajo ishte se të menduarit për të ardhmen i hapi dyert e NATO-s dhe për këtë SHBA-ja, dhe unë personalisht, isha krenar që kumtova se Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s vitin e kaluar. Marrëveshja e Prespës i solli përparësi konkrete edhe Maqedonisë së Veriut edhe Greqisë, duke e futur Maqedoninë e Veriut në Aleancën më të madhe, ndërsa gjithashtu duke e riafirmuar përkushtimin e Greqisë drejt Ballkanit Perëndimor, duke e vazhduar qëllimin tonë të përbashkët ndërsa ai është ta çojmë Maqedoninë e Veriut më afër anëtarësimit në BE”, tha Riker.

Ai e përsëriti se SHBA-ja ngelet tërësisht e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor dhe se vizioni i tyre është Evropa të jetë e kompletuar, e lirë dhe në paqe.

“Atë që e tha presidenti i SHBA-së për sanksione ndaj atyre aktorëve që dëshirojnë ta minojnë këtë proces, do të mundësojë të përforcohet ky qëllim, duke kontribuuar drejt pushtetit efikas dhe stabil, duke e pranuar se integrimi i plotë në institucionet transatlantike është ajo që e duam dhe që e presim”, porositi ai.

Riker theksoi se Prespa mundësoi që të përmirësohet bashkëpunimi në energjetikë, mbrojtje dhe tregti midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

“Ne jemi mjaft të kënaqur që shohim progres në konektuesin gazsjellës, që do t’i mundësojë Maqedonisë së Veriut të importojë gaz natyral nga furnizues global, duke e përfshirë edhe SHBA-në. ky konektues jo vetëm se do të mundësojë fleksibilitet më të madh të sigurisë energjetike për të gjithë rajonin por do të ndihmojë edhe për uljen e gazrave serrë”, tha ai në këtë kontekst.

Ai potencoi se Maqedonia e Veriut dëshmoi lidership edhe në sektorin mbrojtës, duke shtuar se si anëtare më e re e NATO-s, Maqedonia e Veriut i pranoi forcat e NATO-s në stërvitje të madhe në poligonin ushtarak Krivollak në maj të këtij viti.

Ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë theksoi edhe se Marrëveshja siç është ajo e Prespës, anëtarësia në NATO dhe anëtarësimi i ardhshëm në BE kontribuon për përforcimin edhe të interesimit të investitorëve të huaj, që do të kontribuojnë edhe për rritjen e numrit të vendeve të reja të punës në vend.

Jemi të dëshpëruar që çështja e hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk është zgjidhur përkundër angazhimit të fuqishëm dhe zgjidhjeve të arsyeshme të presidencës portugeze dhe të partnerëve të fuqishëm evropianë, deklaroi sot në Ohër, zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-së për çështje evropiane Metju Pallmer në panelin “Në rrugë drejt rajonit më mirë të lidhur dhe integruar – Cili është rreziku? Si të arrijmë deri atje?”, në kuadër të Konferencës së parë ndërkombëtare të Forumit të Prespës për dialog.

Pallmeri nënvizoi se kjo ndikon edhe në investimet e SHBA-së dhe BE-së në rajon, ndërsa kontribuon edhe në rritjen e skepticizmit edhe në vetë rajonin.

“Konkurrentët tanë gjeopolitikë po tentojnë në mënyrë agresive të rrënojnë kredibilitetin mes SHBA-së dhe BE-së, ndërsa edhe vetë rajoni dyshon në integritetin e përcaktimit tonë kolektiv, theksoi Pallmeri.

Pallmeri nënvizoi rëndësinë e Marrëveshjes historike të Prespës të Maqedonisë së Veriut me Greqinë dhe Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, për të cila bëri të ditur se janë shembuj për angazhim më të madh rajonal të Maqedonisë së Veriut në favor të qytetarëve të saj.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e fokusuar në zbatimin e roleve të nevojshme politike dhe ekonomike në vend, për tërheqjen e investimeve cilësore dhe për rol aktiv dhe produktiv të iniciativave rajonale dhe ekonomike. Qeveria e shfrytëzoi partneritetin e saj të fuqishëm me Greqinë për të siguruar siguri personale energjetike dhe tani jemi në prag të asaj që të bëjmë shumë më tepër sesa deri tani”, tha Pallmeri.

Ai u përqendrua në rolin e SHBA-së në rajon, duke theksuar se vizioni afatgjatë i SHBA-së në rajon ka qenë dhe do të mbetet i fokusuar në rajonin në paqe me veten dhe me fqinjët, rajon që është i qëndrueshëm, prosperues dhe i integruar në kornizën euroatlantike.

“Ajo që më jep shpresë është se ky nuk është vetëm vizion i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, por edhe thuajse nuk dallon me atë që e duan edhe aleatët dhe partnerët tanë evropianë. Megjithatë, edhe më e rëndësishme është që ky është vizion që është i shprehur fuqishëm edhe nga vetë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky vizion i përbashkët është fuqia jonë kolektive dhe duhet të shërbejë si udhërrëfyes i yni deri i dyfishojmë përpjekjet për afrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian”, tha Pallmeri.

Ai shtoi se nuk guxon të harrohet ose të rrezikohet ky qëllim dhe të mos arrihet sukses në përpjekjen e përbashkët që të kompletohet gjithë Evropa, si pjesë e familjes së fuqishme transatlantike.

“Megjithatë, përkundër vizionit tonë të përbashkët aq sa mund të jenë të rëndësishme rolet tona individuale, duhet të sfidojmë vetveten për ta bërë Ballkanin Perëndimor shumë më tepër bosht lëvizës, sesa si objekt të bashkëpunimit transatlantik, sikur atje të kemi lidhshmëri më të mirë duke marrë parasysh bllokadat e njohura të rrugëve”, tha Pallmeri.

Ai bëri të ditur se liderët e rajonit duhet doemos ta marrin përsipër aftësinë e fuqishme për ardhmërinë e tyre evropiane, dhe se SHBA-ja beson se përpjekjet për rajonin drejt vendosjes së tregut të përbashkët rajonal janë hapa normalë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke shtuar se bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropiane janë me rëndësi vitale në mesin e shteteve.

Duke u përqendruar në reformat ekonomike, ai bëri të ditur se rajoni duhet doemos ta reformojë sektorin energjetik, gjë që do të sjellë jo vetëm përfitime ekonomike, por do ta forcojë edhe sigurinë rajonale ekonomike, duke marrë parasysh faktin se rajoni humb numër të konsiderueshëm të punëtorëve me kualifikim të lartë.

“Krahas ekonomisë qytetarët nga rajoni janë më së shumti të brengosur për korrupsionin. Kundërshtimi i korrupsionit është bazë për ruajtjen dhe forcimin e demokracisë. Kur liderët politikë vjedhin nga qytetarët e vendit të tyre, dhe e shkelin sundimin e së drejtës dhe gjyqësorit të pavarur, rritje ekonomike ngadalësohet, pabarazia zgjerohet, si dhe qasja e drejtë deri te shërbimet. Sipas kësaj, reformat nuk duhet të jenë të dizajnuara vetëm për jetësimin e ekonomisë pas Kovidit. Gjithashtu, duhet doemos të jenë në drejtim të forcimit të institucioneve demokratike në mënyrë që t’i bëjnë më të pavarura dhe më transparente”, porositi Pallmeri.

Ai e përsëriti deklaratën e paradokohshme të ministrit të Jashtëm gjerman Hajko Mas, duke konstatuar se BE-ja duhet doemos të qëndrojë prapa obligimeve të saj ndaj rajonit.

“Kjo përfshin avancimin e zhvillimit aderues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe mundëson liberalizim të vizave në Kosovë”, konstatoi zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-së për çështje evropiane, Pallmer.
Konferenca ndërkombëtare “Ballkani Perëndimor: pjesa që mungon në mënyrë që Evropa të jetë e plotë” mbahet sot dhe nesër në Ohër dhe Oteshevë me pjesëmarrje të rreth 300 pjesëmarrësve, përfaqësues të lartë vendorë, por edhe përfaqësues të lartë të Evropës dhe SHBA-së, në mesin e të cilëve kryeministra, presidentë, ministra, sekretarë të përgjithshëm të organizatave ndërkombëtare, eurodeputetë, përfaqësues të sektorit civil. Për ngjarjen janë akredituar mbi 100 gazetarë vendorë dhe të huaj.

Pjesëmarrësit në Konferencën do të përqendrohen edhe në lidhjet transatlantike, që do të jenë tema të diskutimit dhe përpunimit të panelit në nivel të lartë në ditën e dytë të Konferencës, ku do të bisedohet për kthimin e sinergjisë mes BE-së dhe SHBA-së në raport me Ballkanin Perëndimor.

Ministri slloven i Punëve të Jashtme, Anzhe Logar, vendi i të cilit prej sot e fillon presidencën me BE-në u drejtua përmes video mesazhit në panelin e ministrave të Punëve të Jashtme të titulluar “Ndërtimi i besimit përmes dialogut” në dialogun e forumit të Prespës, duke thënë se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkaniit mbetet përparësi për Slloveninë si kryesuese.

“Zgjerimi nuk është një çështje teknike, por thelbësore, tepër gjeostrategjike, një çështje që kërkon vëmendje, ambicie dhe vullnet politik të të gjithë aktorëve për të arritur qëllimet e përbashkëta – një Evropë të fortë. Sllovenia dëshiron një fillim të shpejtë të procesit të zgjerimit. Nëse Evropa dëshiron të jetë e plotë dhe e lirë, atëherë vendet e rajonit duhet të dëgjohen me një qasje gjithëpërfshirëse. Mungesa e zgjidhjeve strategjike për rajonin e lë aeroplanin pa pilot, le hapësirë ​​që lojtarët e tjerë gjeostrategjikë të ushtrojnë ndikimin e tyre”, tha Logar.

Nikoqir i këtij paneli ishte ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili vuri në dukje se zhvillimi i një dialogu pa besim nuk jep rezultatet e dëshiruara, edhe kur dialogu duket se është i suksesshëm.

Osmani theksoi se kemi pasur një dialog të suksesshëm me Republikën e Bullgarisë të kurorëzuar me një Marrëveshje të nënshkruar në 2017, e cila është një kornizë e shkëlqyeshme për avancimin e marrëdhënieve.

“Nuk ka asnjë marrëveshje, as një ekspert, avokat ose politikan që mund t’i përpunojë dispozitat e një marrëveshje suksesi i së cilës nuk varet nga besimi i të dy palëve. Kjo është thelbësore, çelësi i suksesit të çdo marrëveshjeje. Marrëveshja e Prespës është një shembull, një model i njohur i zgjidhjes së problemeve dhe pajtimit përmes dialogut aktiv, ndërsa e thekson besimin e palëve. Mosbesimi krijon një mjedis skepticizmi, një situatë që i minon marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve dhe të gjitha përpjekjet për të bërë përparim në të gjitha fushat”, tha Osmani.

Osmani theksoi se në kushte kur vendet në rajon po punojnë shumë për t’i pëmbushur reformat komplekse, qëllimi duhet të jetë i qartë, nuk ka dyshim se ka zhgënjim të madh kur përpjekjet për të përmbushur kriteret evropiane nuk vlerësohen.

“Kur bëhet fjalë për këtë pjesë të kontinentit që nuk është pjesë e BE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë vuri në dukje se Ballkani Perëndimor si pjesë natyrore e Evropës ka qenë prej kohësh një çështje e brendshme e BE-së dhe pjesë e proceseve brenda Unionit.

Ai paralajmëroi se Maqedonia e Veriut nuk ka asnjë alternativë ndaj anëtarësimit të plotë në BE, se dialogu me Republikën e Bullgarisë brenda proceseve të integrimit evropian do të vazhdojë, me angazhim dhe përkushtim maksimal në atë drejtim.

Olta Xhaka, Ministre për Evropë dhe e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, nga ana e saj theksoi se krahas problemeve, ka ende një impuls pozitiv në Ballkanin Perëndimor për të demonstruar gatishmëri për bahskëpunim në mënyrë që të përmirësohet dhe avancohet situata e përgjithshme në rajon.

Kostas Fragogijnis, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme dhe diplomat ekonomik i Greqisë, tha se iniciativat për të nxitur dhe ushqyer dialogun janë gjithmonë të nevojshme në një rajon si ky që po përballet vazhdimisht me një sërë sfidash.

“Duhet të punohet për arritjen e mirëkuptimit të ndërsjellë, besimit, shkëmbimit të pikëpamjeve, përmirësimit të sinergjisë dhe tejkalimit të dallimeve në frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Nëse qëllimi i dialogut do të jetë efektiv, ai duhet të bazohet në rregulla të pranuara përgjithësisht, tha ai, duke e theksuar nevojën për përmbushje të plotë të dispozitave nga Marrëveshjea e Prespës, si një mënyrë për ta përforcuar bashkëpunimin dhe për t’i promovuar marrëdhëniet e ndërsjella.

Ai theksoi se Greqia që nga Samiti i BE në Selanik, e ka theksuar nevojën për integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe e ka demonstruar angazhimin e saj për dialog parimor dhe bashkëpunim të mirë me fqinjët e saj përmes marrëveshjeve të ndryshme të bashkëpunimit në Evropën Juglindore në rolin e iniciatorit.

Zaev fjalimin e mbajti para përfaqësuesve të lartë të Evropës, SHBA-së dhe rajonit, të cilët marrin pjesë në këtë Konferencë, qëllimi kryesor i së cilës është t’i jepet stimul procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian por edhe përforcimit të marrëdhënieve me SHBA-në.

Në praninë e ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker, ish-kryeministrit grek Aleksis Cipras, ish-përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE Federika Mogerini, eurokomisarit Johanes Han dhe pjesëmarrësve të tjerë vendorë dhe të huaj, Zaev u përqendrua në angazhimet që Maqedonia e Veriut dhe Greqia që i ndërmorën për zgjidhjen e kontestit thuajse tredekadësh me emrin, të cilat rezultuan me zgjidhje, për të cilën, siç tha, nuk ekzistonte një shembull i tillë në historinë politike dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Nga perspektiva e sotme me të drejtë të plotë mund të them se në zgjidhjen e çështjes tredekadëshe me Greqinë kemi përdorur metodologji e cila deri atëherë nuk ishte e njohur. Ata të cilët ishin problem përnjëherë, dhe pa diplomaci nga palë të treta, filluan të zgjidhin problemin. Kontesti midis Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë atëherë ishte precedentë në historinë politike dhe për zgjidhjen e tij ishte e domosdoshme të gjendet zgjidhje për të cilën nuk ekzistonte zgjidhje në historinë politike dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nevojitej zgjidhje inovative, e cila do të dilte nga korniza. Dhe erdhëm drejt zgjidhjes. Atëherë kur të gjithë pohonin se kjo është e pamundur. I dhamë fund një kontesti. I dhamë fund dallimeve më shumëvjeçare që ngritën një mur i cili i vështirësonte marrëdhëniet miqësore midis fqinjëve”, theksoi Zaev.

Me Marrëveshjen e Prespës, siç theksoi kryeministri botës iu ofrua një Ballkan i ri, evropian i cili tregon qëllime dhe kapacitete që të jetë i lirë, i lidhur, i vlerësuar dhe i rëndësishëm në mënyrë të barabartë me botën e zhvilluar.

Si të paçmuar e vlerësoi momentin kur më 17 qershor para tre viteve ai dhe ish-kryeministri grek Cipras në Prespë ia kanë kumtuar lajmin e mirë të gjithë popujve.

Theksoi se sot jemi duke i mbledhur frutat e kontestit të zgjidhur, është kompletuar karta e jonë e identitetit në KB, marrëdhëniet me Greqinë janë jashtëzakonisht të mira, në mënyrë serioze është përmirësuar bashkëpunimi bilateral, ka rritje të investimeve ekonomike, bashkëpunim në biznes, ndërsa tashmë kemi edhe vendime për investime të përbashkëta në projekte gazsjellëse si ai në Aleksandrupoli.

“Që të arrihet një marrëveshje e tillë nevojitet besim se problemet mund të zgjidhen dhe vizion i qartë. Por, ishin të nevojshme edhe rezistenca dhe këmbëngulja. Marrëveshja kishte për qëllim ta tejkalojmë të kaluarën e përmbushur me pabesi dhe me të vërtetë të ndërtojmë të ardhme të përbashkët”, porositi kryeministri.

Zaev theksoi edhe se Marrëveshja e Prespës e shënoi fundin e një epoke dhe fillimin e një kapitulli të ri, si për dy shtetet ashtu edhe për rajonin e më gjerë.

“Bota e pranoi se edhe nga Ballkani mund të vihet drejt një tregimi të suksesshëm, i cili duhet dhe mund të ketë domino efekt edhe mbi çështje të tjera të hapura në rajon, përmes vlerave të saj themelore, ndërsa ajo është – zgjidhja është e mundur kur për atë ka vullnet të qartë”, theksoi Zaev.

Qasje të tillë, shtoi kryeministri, duhet pasur edhe ndaj të gjitha sfidave aktuale dhe të ardhshme.

“Të tillë janë liderët e Evropës. Çfarë do të ishte Evropa sot nëse nuk do të ishin liderët të cilët në skenën politike dilnin me hapa politikë për t’u mbajtur në mend? Çfarë do të ishte nëse nuk do të ishte trashëgimia e tyre politike për të cilën ne sot i gëzojmë frytet e vizionit të tyre?”, theksoi Zaev.

Kryeministri Zaev theksoi se sot Maqedonia e Veriut është pjesë e barabartë e aleancës më të fuqishme në botë – NATO-s, nga një shtet i robëruar u bë shembull bashkëkohor, të cilin të gjithë e quajnë si histori e suksesshme.

“Nga një shtet me tendenca autoritare, me liri të shkurtuar ose kurrfarë lirie e shprehjes dhe liri të limituara mediatike, demokracia e jonë u konsolidua dhe u zhvillua ditë për ditë. Dhe ja sot, jam krenar që përmes “Forumit të Prespës për dialog, krijojmë dhe përcjellim vlera të reja demokratike”, theksoi Zaev në hapjen zyrtare të Konferencës.

Cipras theksoi se disa aspekte kanë qenë me rëndësi vendimtare për suksesin në arritjen e Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si hap të madh përpara dhe jo vetëm se do të thotë zgjidhje e një problemi midis dy vendeve, por edhe si vendim që ka dhënë mesazh të fuqishëm deri tek të gjithë në Ballkan se mosmarrëveshjet duhet të tejkalohen duke mbajtur llogari për progresin dhe të ardhmen.

Si parakusht të parë për tejkalimin e suksesshëm të mosmarrëveshjes e theksoi atë që për realizimin e saj kanë luftuar forca politike progresive, ato forca që kanë besuar se dallimet tejkalohen me zgjidhje të pranueshme dhe të përbashkëta.

“Për ne zgjidhje nuk janë konfliktet, kontestet e as lufta e ftohtë. Nëse një konflikt për shumë gjatë e lini të ngrirë, akullin mund ta shkrijnë vetëm konfliktet. Ai problem i ngrirë krijon konflikte, këtë e shohim në shumë vende në botë dhe e shohim vazhdimisht. Ky është dallimi midis politikanëve progresivë dhe atyre që ndërtojnë mure. Politikanët konservativë i lënë muret aty ku janë dhe i ngjyrosin me ngjyra të ndryshme, ndërsa e hapin vetëm ndonjë derë, kryesisht për bashkëpunimin ekonomik. Asnjëherë nuk tentojnë ta shtyjnë murin dhe së bashku me fqinjin, duke druajtur se ai do të rrëzohet dhe do t’ua shkatërrojë karrierën politike. Ne e dimë se sa është e vështirë që të shemben muret, por dimë edhe se si ndërtohen ura. Këtë e bëmë me Zoranin, Nikollën dhe Nikosin”, tha Cipras,

Si parakusht i dytë që ka kontribuuar për arritjen e marrëveshjes për kontestin rreth emrit, ai e potencoi vetëdijen e dy liderëve të dy shteteve se zgjidhjen duhet ta sjellin ata dhe jo të presin atë ta bëjë dikush tjetër.

“Asnjëherë nuk menduam se problemin mund ta zgjidhë dikush tjetër. Nëse do të kishin mundur do ta bënin atë gjatë periudhës 30 vjeçare. E kishim mbështetjen e KB-së dhe Methju Nimicit, bashkësisë ndërkombëtare dhe BE-së, por asnjëherë nuk kemi kërkuar në një vend tjetër vullnet politik për zgjidhje”, tha Cipras.

Ish-kryeministri grek e rikujtoi periudhën para 2017-ës kur BE vendosi ta ngrijë zgjerimin drejt Ballkanit dhe nuk e ndryshoi këtë qëndrim madje edhe kur rajoni u përball me krizën e refugjatëve.

“Ne ishim ata që e bindëm BE-në t’i kthejë sytë nga Ballkani Perëndimor dhe t’i zhbllokojë këto procese. Ne si politikanë progresivë e ndërmorëm këtë detyrë për gjetur zgjidhje të mirë. Thamë nuk pranojmë kthim në shtete të Ballkanit të luftërave dhe nacionalizmit”, tha ai.

Cipras nga foltorja i dërgoi mesazh inkurajues Bullgarisë që të bëjë një hap përpara.

“E di shumë mirë se sa është e vështirë të gjesh zgjidhje dhe dalje nga çështje të ndjeshme, por është e domosdoshme kjo të bëhet që të hapet procesi. Është e domosdoshme Bullgaria ta japë mesazhin se është pjesë e së ardhmes së Ballkanit, Ballkanit evropian që mundemi dhe duhet ta ndërtojmë bashkërisht, ndërsa jo njëri kundrejt tjetrit”… theksoi ai, më pas duke bërë thirrje për ripërtëritje edhe të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas Ciprasit, arsyeja e tretë për suksesin e Marrëveshjes së Prespës është që edhe ai edhe kryeministri Zoran Zaev si bashkëmoshatarë, liderë të rinj të dy shteteve kanë qenë të interesuar për të ardhmen e dy vendeve, për të ardhmen e gjeneratave të reja të dy shteteve.

Për ngjarjet e fundit dhe bllokimin e fillimit të negociatave për anëtarësim drejt BE-së, Cipras tha se mund ta kuptojë se ekziston dëshpërim tek populli i Maqedonisë së Veriut, por e theksoi rëndësinë e rezistencës në përpjekjet për ndërtimin e besimit të ndërsjellë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Ohër mbajti fjalim në hapjen solemne të konferencës së parë në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog.

Si nikoqir i Konferencës, Osmani theksoi se fakti që qyteti i Ohrit është përzgjedhur si vendi ku mbahet kjo ngjarje, mbart simbolikë të dyfishtë. Në këtë qytet u nënshkrua Marrëveshja Kornizë historike e Ohrit, me ç’rast theksoi se e njëjta e vendosi kornizën për demokracinë tonë funksionale multietnike, me të cilën krenohemi dhe në njëfarë kuptimi, vendosi themelet dhe ua hapi rrugën dy marrëveshjeve pasuese që erdhën më vonë.

Ministri Osmani, duke i vendosur në një sinergji Marrëveshjen e Ohrit, atë të Prespës dhe Marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë, theksoi:

“Derisa e para solli kohezion të brendshëm në vend, Marrëveshja e Prespës hapi kapitull të ri të miqësisë me fqinjët tanë, i dha fund dallimit pothuajse tridhjetëvjeçar, dhe këtu gjithsesi vjen edhe Marrëveshja për miqësi me Republikën e Bullgarisë. Këto janë tri kthesat e rrugës sonë drejt ndërtimit të një shteti modern, demokratik, Republikën e Maqedonisë së Veriut. Emëruesi i përbashkët i të tri marrëveshjeve është se të gjitha janë arritur nëpërmjet dialogut. Këto e prezantojnë rrëfimin tonë autentik dhe shërbejnë si frymëzim për themelimin e Forumit të Prespës për Dialog, si platformë për avancimin e pajtimit, ndërtimit të mirëbesimit dhe dialogut politik”.

Osmani duke folur jo vetëm për marrëveshjet, por edhe për një nga synimet e themelimit të Forumit të Prespës për Dialog, theksoi se i njëjti paraqet mision, i quajtur “deballkanizim i rajonit dhe në këtë kontekst përfundoi:

Nga kjo perspektivë, rezultatet na japin të drejtën të konkludojmë se këta tre marrëveshje kanë vendosur itinerarin që na tregon se kah duhet të lëvizë Ballkani Perëndimor, me qëllim që të arrihen synimet strategjike për integrim në BE dhe anëtarësim në NATO dhe me këtë të na lirojnë nga barra e termit “Ballkanizimi”. Termi shpesh llogaritet si sinonim për ndarje, mospajtime dhe zënka, të imponuara nga gjeografia, si dhe rrethanat politike, por ne jemi të gatshëm të ndryshojmë këtë.

Dimitrov para pjesëmarrësve në panelin dedikuar aderimit në BE, me titull: “Rruga drejt BE-së: çka të presim kur presim?” theksoi se Maqedonia e Veriut arriti ta zgjidhë kontestin afatgjatë për emrin pikërisht sepse Greqia njohu dhe pranoi të drejtën e qytetarëve te vetëvendosja. Por tani vendi në rrugën e integrimit të tij evropian po përballet me një problem që, siç shpjegoi ai, deri më tani është trajtuar si çështje e natyrës teknike.

Sipas tij, çështja për gjuhën dhe kjo lufta jonë nuk është vetëm mbrojtje e identitetit maqedonas, por luftë për të ruajtur identitetin evropian, pikërisht vlerat për të cilat BE-ja duhet t’i udhëheqë.
“BE-ja nuk është vetëm një gjigant ekonomik, por një shembull kryesor në rrëfimin e vlerave.

Përmes Traktatit të Lisbonës, vendet anëtare të Unionit janë zotuar të mbrojnë dhe ushqejnë diversitetin gjuhësor dhe kulturor të kontinentit, kështu që nuk është evropiane që ne tani të përballemi me një pengesë që deri më tani është trajtuar si çështje e natyra teknike”, tha ai.

Me këtë rast, Dimitrov theksoi se është e natyrshme që kjo pjesë e Evropës të jetë pjesë e BE-së, pasi që këtu i përket gjeografikisht, ekonomikisht, historikisht, politikisht.

“Kriza e refugjatëve dhe shfaqja e të ashtuquajturave “Ruta ballkanike” ishte shembull i qartë se rajoni është një pjesë integrale e sigurisë Evropiane dhe BE. Problemi më i madh që BE ka me rajonin sot është humbja e besimit dhe besimit të njerëzve të Ballkanit Perëndimor në deklaratat dhe vendimet e bëra nga udhëheqësit evropianë. Është një rajon që është në oborrin e shtëpisë, jo në kufijtë e BE-së, i cili i jep peshë shtesë problemit me të cilin përballet Bashkimi, dhe dështimi i të cilit për të zgjidhur në planin afatgjatë do të nënkuptojë forca në rajon që besojnë në vlerat Evropiane”, tha ai.

Zëvendëskryeministri Dimitrov është planifikuar të ketë fjalim në hapjen zyrtare të Forumit të Prespës për dialog “Rruga drejt Prespës”si dhe në sesionin plenar në kuadër të tubimit në Ohër të caktuar për nesër.

Në conference fjalim mbajti edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, I cili tha se edhe Marrëveshja e Ohrit, si një instrument efikas për demokratizimin e vendit duke e ruajtur balancën ndëretnike me marrjen e vendimeve politike me konsensus, edhe Marrëveshja e Prespës, që e ç’bllokoi rrugën e hapërimit drejt integrimeve euro-atlantike, si një synim i gjithë shoqërisë në Maqedoninë e Veriut, në praktikë u dëshmuan si modele të suksesshme që mund të përvetësohen dhe zbatohen edhe nga shtetet tjera, sidomos ato të rajonit të cilat kanë probleme ndëretnike të përafërta. Janë model se si mund të eliminojmë dyshimet dhe mungesën e besimit ndër ne dhe bashkë të kontribuojmë në zhvillimin e shteteve tona dhe të rajonit.

“Shpresoj se edhe Marrëveshja e nënshkruar me Republikën e Bullgarisë për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim do të jetë një model i këtillë dhe së shpejti, me reflektimin pozitiv të Republikës së Bullgarisë do të mundësohet edhe konferenca e parë ndërqeveritare Republika e Maqedonisë së Veriut – Bashkimi Evropian, që do të shënojë edhe hapjen e negociatave për anëtarësimin tonë të plotfuqishëm në familjen evropiane, aty ku e kemi vendin”, tha Xhaferi.

Në Konferencën Ndërkombëtare “Ballkani Perëndimor: pjesa që mungon që Evropa të jetë e plotë” marrin pjesë rreth 300 pjesëmarrës, zyrtarë të lartë të brendshëm, zyrtarë të lartë të Evropës dhe SHBA-së, presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, sekretarë të përgjithshëm të organizatave ndërkombëtare, eurodeputetët, përfaqësues të sektorit të shoqërisë civile. Mbi 100 gazetarë vendas dhe të huaj janë akredituar për ngjarjen.

Në thelb të dialogut të Forumit të Prespës janë tre shtylla: Marrëveshja Kornizë e Ohrit, Marrëveshja e Miqësisë me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Prespës, mbi të cilën mbështetet narrativa moderne politike dhe shoqërore e vendit, e cila nga ana tjetër është një model i shkëlqyeshëm autentik për sukses zbatimi i vlerave moderne siç është ajo që është bashkëjetesa, barazia, liria, solidariteti, gjithëpërfshirja, demokracia këtu në Ballkan.

Related posts

Mickoski për “Politiko”: Propozimi francez nuk ofron fillim të eurointegrimit maqedonas

Z.H

Policia Finansiare: Qëllimi i bastisjes është babai i deputetit Jauleski

Z.H

Taravari takon Presindetin e Kroacisë, Zoran Milanović

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More