Agjencia Zhurnal.mk.

Dita e dytë e Forumit Ministror BE – Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme

Shkup, 27 tetor – Me sesionin e dytë kushtuar drejtësisë, në të cilin do të debatohen temat “Sundimi i ligjit dhe reformat gjyqësore” dhe “Progresi në aktivitetet e përbashkëta në lidhje me agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës”, sot në Shkup vazhdon Forumi ministror BE-Ballkani perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme.

Pas përfundimit të sesionit, konferencë të përbashkët për shtyp do të mbajnë eurokomisari për drejtësi Didie Rejders dhe ministrat e drejtësisë të Mbretërisë së Spanjës dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Maria Pilar Lop Kuenka dhe Krenar Lloga.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se mbajtja e Forumit Ministror në Shkup është një njohje tjetër për vendin.

“Është nder dhe kënaqësi e veçantë për mua që këtë vit, dhe për herë të dytë gjatë mandatit tim, vjen edhe një mirënjohje për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme – nderin e mikpritjes së Forumit Ministror për Drejtësi dhe Punë të Brendshme BE – Ballkani Perëndimor në Shkup më 26 – 27 tetor 2023”, ka shkruar Spasovski në profilin e tij zyrtar në FB në prag të forumit.

Në Forumin Ministror dyditor BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, i cili mbahet në kuadër të Presidencës së Mbretërisë së Spanjës me Këshillin e Bashkimit Evropian, marrin pjesë ministrat e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve të Bashkimit Evropian që përfaqësohen nga kryesuesi aktual, Mbretëria e Spanjës dhe dy vendet e ardhshme kryesuese, Belgjika dhe Hungaria, komisionerët evropianë që janë përgjegjës për punët e brendshme dhe drejtësinë, drejtorët e agjencive evropiane – Europol, Frontex dhe Eurodrejtësia, si dhe përfaqësues tjerë të rangut të lartë të organizatave ndërkombëtare në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme.

Sesioni i parë i djeshëm i Forumit Ministror iu kushtua fushës së punëve të brendshme me fokus në temat “Siguria e Brendshme” dhe “Forcimi i Menaxhimit të Migracionit, Azilit dhe Kufijve të Jashtëm”.

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy