Agjencia Zhurnal.mk.

Dita Botërore kundër Diabetit, në shtet 172.949 pacientë të diagnostikuar

Shkup, 14 nëntor – Rreth 422 milionë njerëz në mbarë botën kanë diabet, ndërsa shumica e tyre jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme. Gati 1,5 milionë nga rastet e vdekjes në nivel botëror regjistrohen nga diabeti çdo vit. Sipas informacioneve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri i rasteve me diabet vazhdimisht rritet gjatë disa dekadave të kaluara.

 

Diabeti është shkaku kryesor për dështimin e veshkave, sulmit në zemër, sulmit në tru dhe amputim të ekstremiteteve të poshtme. Ndërmjet vitit 2000 dhe 2019 në nivel botëror është vërejtur rritje prej tre për qind në shkallën e vdekshmërisë sipas moshës. Ushqimi i shëndoshë, aktiviteti i rregullt fizik, mbajtja e peshës trupore normale dhe shmangia e përdorimit të duhanit janë mënyrë që të parandalohet ose shtyhet paraqitje e diabetit të tipit 2.

OBSH feston Ditën Botërore për luftë kundër diabetit çdo vit më 14 Nëntor. Fushata e këtij viti fokusohet në nevojën për qasje më të mirë në edukimin cilësor për diabetin. Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, në organizim të Lidhjes së Shoqatave të Diabetikëve të Maqedonisë së Veriut, sot do të mbahet tryezë e rrumbullakët me temë “Sfidat për diabetin në Maqedoni – së bashku njëri-tjetrin”.

Asociacioni për Diabet te Fëmijët e Maqedonisë – BALANS MK, në kuadër të aktiviteteve programore vjetore, sonte, në orën 19:00, në objektin “Mala Stanica” do ta shënojë 14 Nëntorin – Ditën Botërore të Diabetit. Fjalë hyrëse, siç është paralajmëruar, do të kenë bashkëshortja e presidentit Stevo Pendarovski, Elizabeta Gjorgievska dhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, deri në vitin 2021 janë regjistruar gjithsej 172.949 pacientë me diagnozë të sëmundjes së sheqerit.

Dita Botërore kundër Diabetit është themeluar në vitin 1991 nga ana e Federatës Ndërkombëtare të Diabetikëve me mbështetje të OBSH-së, si përgjigje për shqetësimin e rritur për eskalimin e kërcënimit për shëndetin nga diabeti. Dita Botërore e Diabetit u bë ditë zyrtare në Kombet e Bashkuara në vitin 2006.

Related posts

Angelovska Bezhoska – Bërnz: Pavarësi dhe profesionalitet i Bankës Popullore për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar

D V

Pendarovski: Zgjidhja e kontestit me Bullgarinë nuk duhet të prekë identitetin

Xh M

Pendarovski në Samit të jashtëzakonshëm virtual të NATO-s: Aleanca të tregojë unitetin e saj dhe të veprojë me përpjekje të përbashkëta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More