Agjencia Zhurnal.mk.

Dita botërore e ngritjes së vetëdijes për rritjen te fëmijët

Shkup, 20 shtator – Nën moton “Vetëm dy matje të lartësisë në vit, mund ta ndryshojnë jetën e fëmijës tuaj”, Shoqata e prindërve të fëmijëve me sëmundje të endokrinologjisë “Rritje” sot për të nëntën herë do t’i bashkëngjitet iniciativës globale për shënimin e Ditës Botërore për Ngritjen e Vetëdijes për Rritjen te Fëmijët.

 

“Deri më tani në çdo Ditë Botërore flasim për diskriniminimin në mjekim, disa fëmijë kanë të drejtë të mjekimit, ndërsa të tjerë me vite të tëra janë në listat e pritjes. Këtë vit për herë të dytë është siguruar buxhet nga ana e FSSHM dhe është realizuar furnizim në vlerë prej 61,8 milionë denarë dhe rritje prej 6 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Kjo terapi tani mundëson në mesatare mjekim të 150-160 fëmijëve. Ky është hap i madh përpara për fëmijët, ndërsa satisfaksion i Shoqatës janë angazhimet dhe lufta e mundimshme prej një dekade e finalizuar me rritje të buxhetit”, informojnë nga Shoqata “Rritje”.

Sipas tyre, prindërit është me rëndësi të dinë se fëmijët e tyre tani kanë mundësi që ta marrin terapinë e cila është e nevojshme.

“Prindër, tani ju e keni radhën që t’i ndihmoni fëmijës Tuaj, sepse ai nuk e di se ka nevojë për ndihmë…, por kur do të jetë mjaftueshëm i madh dhe i pjekur që t’i shohë pasojat me të cilat përballet do të jetë shumë vonë që ta ndihmojë veten. Përvoja botërore flet se fëmijët me çrregullimet në rritje përballen me problem serioz, ndërsa ajo është diagnoza e vonë dhe mjekimi jo në kohë. Mjekimi jo në kohë i kësaj sëmundje shkakton pasoja serioze, të cilët nuk janë vetëm problem i fëmijës dhe familjes por problem i gjithë sistemit. Çrregullimi i rritjes është shumë shpesh simptoma më e hershme e cila na zbulon shumë sëmundje të cilat qëndrojnë në prapavijë si shkak”, bëjnë të ditur nga “Ritja”.

Nga Shoqata tregojnë dhe i përkujtojnë punonjësit shëndetësorë se centimetrat krahas treguesve të tjerë janë diçka që meriton rëndësi të veçantë gjatë ditës së tyre, pavarësisht nëse janë kontrolle parandaluese ose kontrolle për shkak të ndonjë patologjie tjetër. Potencojnë se rezultate më të mira nga mjekimi arrihen kur diagnoza do të përcaktohet me kohë dhe kur në mënyrë adekuate do të fillohet me terapi në vitet e hershme të moshës parashkollore, në vazhdimësi pa ndryshim dhe pa asnjë ditë pauzë.

Nga Shoqata “Rritje” potencojnë se fëmijët me çrregullime në rritje duhet të mjekohen, ndërsa nëse nuk mjekohen atëherë ata si të rritur kanë paraqitje të rritur të sëmundjeve të zemrës dhe sëmundje të sistemit kardiovaskular, goditje në tru, depresion, rritje të peshës trupore me të gjitha pasojat që i sjell, etj.

Related posts

Analizë: Pse gjithnjë objektet gastronomike janë në shenjë të masave restriktive!?

Redaksia

Pamje nga zjarri në spitalin modular në Tetovë

D V

Forum rajonal “Të drejtat e njeriut dhe qasja në informacione”

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More