Shkup, 23 mars – Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) do ta shënojë Ditën Botërore të Meteorologjisë, 23 Marsi, me pjesëmarrje në uebinarin virtual të organizuar nga Organizata Botërore e Meteorologjisë (OBM) dhe me ngjarje në Stacionin Kryesor Meteorologjik në Ohër.
Tema e Ditës Botërore e Meteorologjisë është “Paralajmërim me kohë dhe aksion me kohë”.
Organizata Botërore e Meteorologjisë, si trashëgimtare e Organizatës Ndërkombëtare të Meteorologjisë, e formuar në vitin 1873, e ka misionin e saj themelor që t’i mbështesë vendet e botës në sigurimin e shërbimeve meteorologjike dhe hidrologjike me qëllim të mbrojtjes së jetëve njerëzore dhe pronave nga fatkeqësitë natyrore në lidhje me motin, klimën dhe ujërat, për ruajtjen e mjedisit jetësor dhe për kontribut drejtë zhvillimit të qëndrueshëm.
Që nga viti 1961, Dita Botërore e Meteorologjisë e shënon datën 23 mars 1950 kur hyn në fuqi Konventa për themelimin e Organizatës Botërore të Meteorologjisë me temë me interes të rëndësishëm.
“Qëllimi është të shënohen arritjet e mëdha të shërbimeve kombëtare meteorologjike dhe hidrologjike në përmirësimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm në vitet e fundit. Në të njëjtën kohë, theksohet puna jetike e komunitetit që punon për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë për të siguruar që këto paralajmërime të hershme të çojnë në veprime të hershme”, bëjnë të ditur nga DPHM.