Shkup, 9 qershor – Ditën Botërore të Akreditimit dhe 20 vjetorin jubilar sot e organizon Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë së Veriut (IARMV)
Siç njoftojnë nga IARMV-ja, fjalime përshëndetëse do të kenë Razmena Çekiq-Durloviq, sekretare shtetërorë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Mihajlo Evrosimovski, përfaqësues i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë dhe anëtar i Këshillit të IARMV-së.
Në temën “Infrastruktura e cilësisë dhe vlerësimi i konformitetit” do të mbajë fjalim dr. Davor Zvizdiq, kryetar i shoqatës kroate të laboratorëve “KROLAB” dhe kryetar i KT për cilësi në EURAMET.
Është paralajmëruar fjalimi i Slloboden Çokrevskit, drejtor i IARMV-së, pas së cilës do të ndahen certifikatat e akreditimit dhe pllakate.