Agjencia Zhurnal.mk.

Distria Krasniqi siguron medaljen olimpike, kalon në finale të “Tokio 2020”

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur në finalen e madhe të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” në kategorinë deri në 48 kilogramë në xhudo.

 

Distria e ka nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi ka fituar tri ndeshjet e para dhe ka siguruar tashmë medaljen olimpike.

Pejania ka fituar ndeshjen e parë ndaj me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposht gjithashtu edhe pse me pak vështirësi.

Xhudistja jonë u tregua e fortë duke fituar me anë të ‘Waza-Arit’.

Në finale, Distria do të takohet me japonezen Funa Tonaki. 

Related posts

Ronaldo tregohet i madh, ia dhuron fanellën një vajze të vogël që hyri në fushë – por portieri kundërshtar mbeti i zhgënjyer

D V

Ancelotti: Florentino Perez ka plane të mëdha për afatin e verës

D V

Majlinda Kelmendi nesër mbron kurorën e saj prej kampione e botës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More