Agjencia Zhurnal.mk.

Diskutim publik për përgatitje të Kornizës për zhvillim të mjedisit jetësor “MKD2030”

Shkup, 14 janar – Instituti për Studime Komunikimi (ISK), në kuadër të fushatës “Kthjellu”, organizon diskutim publik në lidhje me përgatitjen e Kornizës për zhvillim #MKD2030 në sferën e mjedisit jetësor, proces të cilin e udhëheq presidenti Stevo Pendarovski.

Diskutimi do të mbahet sot prej orës 11:00 deri në orën 12:30 në hotelin “Hilton”.

Siç informojnë nga ISK, bëhet fjalë për dokument strategjik i cili duhet t’i përcaktojë qëllimet dhe prioritetet të cilat duhet të arrihen, mes sferave të tjera, në mjedisin jetësor deri në vitin 2030.

“Qëllimi është që në mënyrë transparente dhe përmes konsultimeve me organizatat civile, profesorët dhe anëtarët ekspertë të Aleancës “Kthjellu” të përcaktohet fokusi i zhvillimit të mjedisit jetësor në dekadën e ardhshme”, qëndron në kumtesën e ISK.

Organizatorët paralajmërojnë se do të ketë fjalim presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, pas çka përfaqësues të organizatave civile, profesorë dhe ekspertë do të kenë diskutim konsultativ me të që t’i prezantojnë mendimet dhe propozime e tyre.

Korniza për zhvillim #MKD 2030 do të përfaqësojë kornizë strategjike në bazë të së cilës do të përgatitet Strategjia Nacionale për Zhvillim 2021-2041, proces të cilin e udhëheq Qeveria e RMV-së.

Related posts

Osmani: Koha do të dëshmojë se vendimi për fillim të negociatave është i drejtë dhe strategjik

Z.H

Liepaja – Gjilani, publikohen formacionet zyrtare

Redaksia

Mbrojtësi i Kombëtares pëson lëndim të rëndë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More