Agjencia Zhurnal.mk.

Diskutim për rolin e Parlamenteve në implementimin e Agjendës 2030

Shkup, 22 shtator – Deputetë, përfaqësues të organizatave qytetare, të Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar – GIZ dhe të institucioneve të ndryshme dhe organizatave qytetare nga Serbia, Kosova, Bjellorusia, Kirgistani, Gjeorgjia dhe Moldavia, sot në Kuvend do të mbajnë diskutim për rolin e parlamenteve në implementimin e Agjendës 2030.

 

Siç u pararalajmërua, fjalime hyrëse do të mbajnë spikeri Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit dhe drejtori i GIZ-it në Maqedoninë e Veriut, David Oberhuber, e pastaj kryesuesi i GIPP për persona me pengesa, Jovan Mitrevski dhe deputeti Nikolla Micevski do të flasin për rolin e parlamenteve në promovimin dhe miratimin e politikave dhe legjislaturës që e mundlësojnë dhe përshpejtojnë parimin “Askënd mos e le pas vete” nga Agjenda 2030.

Për sfidat dhe mundësitë e parlamenteve për nxitjen e partneriteteve për zhvillim të qëndrueshëm do të flasë Fitim Mulolli, ekspert i UNDC/UNDP-së për partneritete parlamentare dhe COR, i dërguar në Kuvendin e Kosovës.

Në onlajn fjalim, Aleksandar Bllagojeviq, menaxher programmer për zhvillim ndërkombëtar, do të flasë për praksat e reja parlamentare të COR: rrëfime të suksesshme, vegla praktike dhe metoda kyçe të parlamenteve për përkrahje të arritjeve të COR.

Siç u paralajmërua në ueb faqen e Kuvendit, gjatë ditës do të ketë edhe diskutim në grupe për rolin e parlamenteve në COR, ndërsa do të flitet edhe për qasje pjesëmarrëse për përgatitje të Pasqyres vullnetare kombëtare: përvojat e Maqedonisë së Veriut, si dhe për qasjet pjesëmarrëse për përgatitje të Pasqyres vullnetare kombëtare: përvojat e Moldavisë.

Related posts

Vazhdon debati për amendamentet për ribalansin e Buxhetit

Z.H

ASH pranon humbjen në Tetovë

Redaksia

Misioni i ODIHR do ta komunikojë vlerësimin preliminar për zgjedhjet lokale

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More