Agjencia Zhurnal.mk.

Diskutim: Për luftë të suksesshme kundër korrupsionit duhet përforcim të integritetit të institucioneve dhe punonjësve të tyre

Shkup, 9 dhjetor – Për rezultate më të dukshme në luftën kundër korrupsionit, është e nevojshme të përforcohet bashkëpunimi ndërinstitucional, e veçanërisht forcimi i integritetit të faktorit njerëzor në institucione. Është gjithashtu e rëndësishme që qytetarët për herë të parë këtë vit e njohën korrupsionin si problem ekzistencial, por besojnë se rregullat dhe ligjet ekzistuese nuk zbatohen kur bëhet fjalë për persona të fuqishëm.

 

Këto janë disa nga qëndrimet e shprehura në diskutimin e sotëm “Vizioni për luftën kundër korrupsionit – cilat janë sfidat kryesore në vitin 2022” organizuar me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit nga Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit ku u zbuluan sfidat e mundshme për vitin e ardhshëm, por edhe parashikime për hapat dhe aktivitetet e ardhshme në luftën kundër këtij fenomeni.

Ngjarja u hap nga Misha Popoviq nga Instituti për demokraci “Societas Civilis”. Sipas tij, një fitore në luftën kundër korrupsionit në vitin 2021 është se qytetarët e kanë njohur korrupsionin si problem ekzistencial.

German Filkov nga Qendra për komunikime civile tha se Strategjia kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit dhe Plani për luftë kundër korrupsionit – Aksion 21 janë kornizë e mirë për atë që duhet bërë në vitin 2022.

Snezhana Kamilovska Trpovska nga Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar beson se ajo që duhet të presim nga çdo shtet demokratik është respektimi i sundimit të ligjit, transparenca dhe llogaridhënia si një nga parametrat bazë për të luftuar kundër korrupsionin.

Marija Mirçevska nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur – Maqedoni” iu referua mësimeve të nxjerra për përfshirjen e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit dhe si të përmirësohet komunikimi me qytetarët. Sipas saj, duket se ekspozimi i një sasie të madhe informacioni për përfaqësimin dhe dëmtimin nga korrupsioni, në vend që të prodhojë vullnetin e qytetarëve për t’u bashkuar me ne në kauzë dhe për të ndërmarrë veprime konkrete, në fakt shpesh shkakton ndjesi zhgënjimi, pesimizëm dhe madje disfatizëm.

Related posts

ESHS: Gjithsej janë regjistruar 1.037.309 persona, 323.286 amvisëri dhe 438.705

D V

Taravari: Arritëm ta mposhtim një shtet të tërë

D V

Pranohen tre nga katër kandidaturat për kryetear të LSDM-së

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More