Agjencia Zhurnal.mk.

Disa të vrarë dhe të plagosur nga një sulm me thikë në Gjermani

Policia gjermane ka njoftuar se nga një sulm me thikë në qytetin Uerzburg të Gjermanisë kanë mbetur të vrarë disa persona. Mediat raportuan se tre persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën.

Sipas mediave lokale, incidenti në pasditën e 25 qershorit ndodhi kur një burrë sulmoi një grua me thikë dhe pasi kalimtarët u përpoqën ta ndihmonin gruan, burri filloi t’i sulmonte ata.

Pjesëtarët e policisë e kanë plagosur sulmuesin dhe më pas e kanë arrestuar.

Forcat e sigurisë bllokuan qendrën e qytetit.

Policia beson se një person i vetëm e ka kryer sulmin dhe nuk ka ndonjë rrezik tjetër për qytetarët.

Identiteti i sulmuesit dhe motivi i sulmit nuk u njoftuan.

Related posts

Giorgia Meloni po tregohet e moderuar

Xh M

Nga këndet e lojërave në marshime, fëmijët e Rusisë po përgatiten për luftë

Xh M

Deputetja shqiptare në Mal të Zi shpërthen për sulmin në Kosovë

Xh M
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!