Agjencia Zhurnal.mk.

Disa të plagosur nga një sulm në Kabul

Një zyrtar i sigurisë dhe dy civilë janë plagosur pas një shpërthimi pranë ndërtesës së drejtorisë së inteligjencës afgane në Kabul, tha policia, pa dhënë detaje të tjera.

 

Shpërthimi pranë Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë (NDS) ndodhi disa orë pas një shpërthimi me makinë bombë pranë një zone diplomatike të Kabulit ku mbetën të vrarë disa njerëz duke përfshirë sulmuesit, ndërsa një shpërthim tjetër që me sa duket kishte në shënjestër ministrin e mbrojtjes të Afganistanit, plagosi 10 persona.

Asnjë grup militant ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Situata në Afganistan është përkeqësuar pasi talibanët po e shfrytëzojnë tërheqjen e forcave të huaja nga ky vend për të marrë më shumë territor nën kontroll.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar për luftime mes talibanëve dhe forcave qeveritare në shumë rajone të vendit.

Sulmet e militantëve janë përqendruar kryesisht në tre qytetet e mëdha të Herat, Lashkar Gah dhe Kandahar.

Në fillim të vitit 2020, Shtetet e Bashkuara ranë dakord me talibanët për të tërhequr trupat e tyre në këmbim të garancive talibane se nuk do të lejojnë përdorimin e territorit afgan për terrorizëm.

Deri në fund të muajit gusht pritet tërheqja e plotë e trupave të huaja nga ky shtet.

Bisedimet e paqes mes talibanëve dhe Qeverisë afgane janë bllokuar.

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.

Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet e 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkaura.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se tërheqja amerikane tani është e arsyeshme, pasi forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk do të bëhet më bazë për xhihadistë të huaj që të kryejnë komplote kundër Perëndimit.

Related posts

Pandemia dhe azili: Çfarë ndikimi kishte

Redaksia

Bëhen të ditura detaje rreth ngjarjes në të cilën qindra afganë po ndiqnin me vrap aeroplanin amerikan

Redaksia

OBSH: Frika nga Omicron do të shkaktojë një akumulim të ri vaksinash

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More