Agjencia Zhurnal.mk.

Disa të lënduar në fatkeqësi të komunikacionit në afërsi të Kumanovës

Kumanovë, 31 tetor – Gjashtë persona, shofer dhe bashkëudhëtarë janë lënduar në fatkeqësi të komunikacionit që ka ndodhur dje në rrugën rajonale Kumanovë – Shkup, në afërsi të fshatit Ljubodrag në Kumanovë, kumtoi sot MPB-ja.

 

Fatkeqësia në policinë e kumanovës është paraqitur dje në ora 18:40 minuta. Në fatkeqësinë e komunikacionit kanë marrë pjesë automjeti “audi” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga R.I. (50) nga fshati Mateç dhe automjeti “ford” me targa zvicerane, i drejtuar nga J.A. (65) nga fshati Nikushtak.

Ekipe të SPB Kumanovë kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes. 

Related posts

Dhunoi të miturën në motel, arrestohet i dyshuari nga Kllokoti

D V

Dy personave, pronar të një auto-salloni u merret vetura, Policia ndalon të dyshuarit

D V

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More