Agjencia Zhurnal.mk.

Disa pjesë të Tetovës kanë ujë vetëm nga disa orë në mëngjes – revoltë tek qytetarët për shkak të defekteve të shpeshta

Tetovë, 8 janar – Disa pjesë të Tetovës me ditë të tëra nuk kanë ujë të pijshëm, reagojnë banorët e qytetit pas informatës së ndërmarrjes komunale se deri në pesë orë do të ketë restriksione në furnizimin me ujë. Qytetarët në rrjetet sociale shprehin revoltë nga gjendja, sepse në çdo dhjetë ditë të vjeshtës dhe dimrit po përballen me ndërprerje të gjata të ujit.

 

“Në Bllokun 70 vjen në orën 5:00 të mëngjesit dhe ka deri në orën 7:00. Më pas nuk ka madje deri të nesërmen në mëngjes në orën 5:00. Çdo dhjetë ditë ka defekt, turp. Në këto restriksione a do të ketë edhe ulje të çmimit të faturave. Përse të paguaj ujë kur nuk ka. tre ditë nuk kam ujë, çfarë resrtiksioni. Athua është pak mbi 5 orë? Është e radhës të bëhet diçka, e tepruat”, janë komentet e tetovarëve për restriksionet më të reja.

para disa javësh, kur prej 17 deri më 22 dhjetor pati restriksione, kryetari i Komunës, Bilall Kasami paralajmëroi se do të hetohet përse ka defekte të shpeshta në sistemin e ri të furnizimit me ujë dhe do të kërkohet zgjidhje e përhershme. Ai arsyetoi se ka tetë pika problematike në tërë gypin për ujë nga Leshnica deri tek stacioni filtrues. Në dhjetor pati restriksione prej orës 01:00 deri në orën 04:00 dhe prej orës 13:00 deri në orën 16:00, por sipas banorëve të Tetovës edhe atëherë në disa pjseë të qytetit ujë të pijshëm ka pasur vetëm nga një ose dy orë.

Related posts

Janevski: Turizmi vendor nuk kënaqë grupet e reja të turistëve, nuk kemi kualitet

Z H

Rreth 300 kandidatë të paraqitur për kryetar komunash në Maqedoni

D V

Kiril Petkov paralajmëroi qasje të re dhe marrëdhënie më të mira me Maqedoninë e Veriut

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More