Agjencia Zhurnal.mk.

Diplomatët qortuan Bullgarinë – Anëtarësimi i Ballkanit në BE është interes strategjik që nuk guxon ta dëmtohet

Shkup, 22 maj – Tre Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve kyçe të Bashkimit Evropian gjatë ditës së sotme kanë qëndruar në Shkup nga ku i kanë dhënë mesazhe të fuqishme edhe Bullgarisë por edhe të gjithë atyre që e pengojnë integrimin e rajonit në BE. Kryeshefat e diplomacisë së Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë, i kanë dhënë mbështetje të plotë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke dërguar porosi të qartë se vendi i këtyre dy shteteve është në Bashkimin Evropian. Porosi më të fuqishme se tani nuk ka pas ndonjëherë dhe ky është një alarm i qartë për Bullagrinë se nuk guxon të bëjë ndonjë çmenduri të radhës me Maqedoninë e Veriut, sepse kështu e dëmton interesin strategjik të vetë BE-së. Diplomatët e thanë qartë në Shkup se anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por edhe i të gjitha vendeve të Ballkanit është interesi strategik i BE-së. Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë, Aleksander Shalenberg tha se këto vende janë fqinjësia e drejtpërdrejtë e BE-së, në kuptimin politik, kulturor dhe ekonomik. Vetëm në Austri ka mbi gjysmë milion qytetarë me preardhje familjare nga Ballkani Perëndimor e kështu është krijuar lidhje shumë e fuqishme njerëzore mes popujve.

 

Austria së bashku me Komisionin Evropian i ka ndihmuar rajonit në mekanizmin për shpërndarje të vaksinave me dërgesën e parë të “Pfizer”, sepse BE-ja është gjithmonë partner i këtyre vendeve.
Qëllimi i Austrisë është dhe i qëllimi të kryesimit të ardhshëm të BE-së, është të mbajë qartë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së. Bashkimi Evropian nuk është i plotë derisa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nuk bëhen anëtare të BE-së.

Edhe Çekia ka porositur se nuk duhet të ketë më shtyrje të procesit të nisjes së negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër kryesimi portugez deri më 22 qershor pret të mbahet konferenca ndërqeveritare e BE-së dhe Bullgaria të miratojë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Në Shkup dje ka qëndruar edhe shefi i diplomacisë së Portugalisë, Augusto Santosh Silvadhe ka ofruar një pako inicuese me ide të cilat prekin disa çështje nga pikat kontestuese mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Askush nuk pret që do të zgjidhen çështjet kontestuese për një javë ose dy, madje as kryesimi portugez e cila afrohet drejt fundit të kryesimit të tyre. Në Sofje i kanë dëgjuar brengat e Portugalisë. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të bisedojnë për disa pika, por jo edhe për çështjen komplekse të ashtuquajtur identitar.

Deri më 22 qershor duhet të mbahet këshilli evropian, deri në atë moment, do të pritet nga pala bullgare të thonë “po” për kornizën negociuese. Nëse, Bullgaria ka diçka të thotë apo kanë kërkesë për ndonjë modifikim të kësaj pakoje, duhet ta informojnë Maqedoninë e Veriut.

Fatkeqësisht, pritet që në këtë datë Bullgaria ta përsërisë qëndrimin e saj dhe veton për start të negociatave të Maqedonisë me BE-në. Pas një jave, Portugalia do t’ia dorëzojë presidencën Sllovenisë për 6 muajt e ardhshëm. Portugalia ka ofruar një dokumenttë cilin Bullgaria fqinje e hodhi poshtë. Në dokumentin në fjalë thuhet se Maqedonia duhet të pajtohet se gjuha maqedonase ishte kodifikuar në vitin 1945, por për Bullgarinë është i papranueshëm fakti se nuk përmendet prejardhja e gjuhës, e cila sipas tyre është bullgare. Më tej thuhet se autoritetet në Maqedoninë e Veriut duhet të përgatisin një Plan Aksionar për zbatim të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë. Për Bullgarinë kjo gjë është e papranueshme sepse brenda procesit ata nuk do të mund të reagojnë nëse Maqedonia nuk i përmbush detyrat e saj. Propozimi i Presidencës portugeze parashikon të ketë deklarata të njëanshme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por për palën bullgare kjo është e kontestueshme sepse të dyja vendet kanë marrëveshje bilaterale për Fqinjësi të Mirë, e cila është dërguar në Kombet e Bashkuara. Deklarata janë paraparë edhe për emrin.

Në këtë propozim janë theksuar edhe vijat e kuqe të cilat Maqedonia e Veriut i vendosi lidhur me negociatat me Bullgarinë, kurse kjo për palën bullgare është e papranueshme, pasi siç thonë një vend-kandidat nuk është në pozitë të vendosë kufij deri ku mund të shkojnë negociatat me një vend-anëtar të Unionit.

Ka çështje të rëndësishme bilaterale prandaj nuk duhet në asnjë formë të bllokohet procesi i inkuadrimit, por të gjithë duhet të ballafaqohen me çështjet dhe për atë plotësisht BE-ja i mbështesë përpjekjet e kryesimit portugez, së bashku me ministrat në Shkup dhe në Sofje tërësisht BE-ja mbështet përpjekjet e kryesimit të ardhshëm slloven i cili do të mbahet në vjeshtë, samit shumë i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

Bashkimi Evropian nuk guxon të humbet më shumë kohë prandaj duhet të bëjë përpjekje që viti 2021 të mos humbet tërësisht. Gjërat së fundmi kanë ndryshuar dhe tani flasim për data konkrete për hapje të Konferencës ndërkombëtare për fillim të negociatave.

Tani është koha vendimtare, momenti i duhur për të vepruar.

Related posts

Gareth Southgate tells England fans to intimidate Italy, but not boo the national anthem

Lea Muslija

BDI uron autoqefalinë e Kishës Ortodokse në Maqedoninë e Veriut

Xh M

Play Jude Bellingham, keep the ball better and coax the best from gifted playmakers – how England can go one step further in 2022

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More