Agjencia Zhurnal.mk.

Diplomacia e gjelbër: Të punësuarit në MPJ të Maqedonisë do të përdorin trotinet elektrik

Shkup, 25 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot i promovoi trotinetët elektronik, të prokuruar për përdorim nga ana e të punësuarve në Ministri, si shembull i sjelljes së përgjegjshme ndaj mjedisit jetësor dhe problemit të ndotjes së ajrit.

 

“Me këtë gjest simbolik, Ministria e Punëve të Jashtme fillon me promovimin e projektit “Diplomacia e gjelbër – normaliteti i ri”, e cila do të zhvillohet në disa faza. Vizioni ynë është të bëhemi vendi i parë në rajon i cili do të sigurojë ambient të pastër për punë, jo vetëm të ndërtesës së Ministrisë, por edhe të rrjetit diplomatik. Duke ruajtur në këtë mënyrë kredibilitet të lartë midis të të punësuarve dhe partnerëve dhe duke e ndjekur hapin e botës që shkon drejt një të ardhme më të qëndrueshme”, tha Osmani.

Përdorimi praktik i këtij lloji të mjeteve transportuese është i qartë me një shukim të thjeshtë të lokacioneve të institucioneve shtetërore, me ç’rast menjëherë vërehet se në diametër prej 1-2 km ndodhen 90% e tyre, të cilat çdo ditë kanë bashkëpunim, takime dhe koordinime. Duke u nisur nga këto fakte, për destinacione të këtilla të shkurtra ditore, duhet të përpiqemi që sa më shumë që mundemi dhe aq sa na e lejojnë rrethanat, të përdorim biçikletë, trotinet elektrik. Përmes shembujve të tillë, ne e ndihmojmë veten tonë, do t’iu lirojmë hapësirë ​​të tjerëve, do t’i ndihmojmë mjedisit dhe natyrës, për të pasur një mjedis më të pastër jetësor.

Ndryshimet klimatike janë sfida më e madhe për vendimmarrësit sot dhe për këtë arsye si shtet i përgjegjshëm në praktikimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, duhet të ndërmarrim veprime urgjente në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe ndikimet e tyre.

Related posts

Në dy ditët e para janë regjistruar 136.773 persona, 41.478 amvisëri dhe 59.953 banesa

N E

Rreth 20 mijë vaksina “AstraZeneca” dhe “Sputnik” pritet të arrijnë javën e ardhshme

Z H

Deri sot dy doza të vaksinave i kanë pranuar vetëm 45% e qytetarëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More