Agjencia Zhurnal.mk.

Dimkovski: Viti 2021 do të mbahet mend si një vit në të cilin kemi pagesa të larta rekord

Shkup, 29 dhjetor – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimokovski, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikica Baçovski dhe drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Nikollçe Babovski mbajtën takim pune me gazetarët e mediave të cilët në mënyrë aktive e ndjekin sektorin e bujqësisë. Në takim u prezantuan rezultatet e realizuara për vitin 2021.

 

“Viti 2021 do të mbahet mend si një vit në të cilin kemi pagesa të larta rekord të mjeteve në sektorin e bujqësisë. Gjithsej 203,5 milionë euro, janë investuar drejtpërdrejt në sektorin e bujqësisë, mbi baza të ndryshme. Në kushte të krizës botërore ekonomike dhe shëndetësore, sektori i bujqësisë u mbështet fuqishëm nga shteti. Asnjë nga proceset nuk ka pasur ngecje, të gjitha programet dhe masat kanë pasur realizim të suksesshëm”, deklaroi Dimkovski.

Për programin IPARD 2 në vitin 2021, siç theksoi, janë paguar rreth 16 milionë euro prej të cilave 12 milionë me pjesëmarrjen e mjeteve evropiane, ndërsa 4 milionë janë nga bashkëfinancimi nacional.

Në fjalimin e tij potencoi se nuk ka çmim real për punën e bujqve, ata nuk kanë orar të caktuar pune, nuk kanë sezon të pushimit, as pauza në procesin siç kanë sektorët e therë. Por, prandaj gjithmonë kur ka pasur nevojë, shteti ka ndërhyrë, në korniza ligjore dhe në kuadër të buxheti.

Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural Nikica Baçovski deklaroi se Agjencia në vitin 2021 ka realizuar pagesa rekord për të tre programet, me çfarë realizimi i mjeteve është mbi 99 për qind, ndërsa gjithashtu janë lidhur edhe disa marrëveshje edhe përmes Programit nacional dhe përmes IPARD 2.

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Nikollçe Babovski deklaroi se Agjencia me sukses e ka përfunduar vitin 2021 me çfarë i ka realizuar prioritetet kryesore të përcaktuara nga Qeveria për sigurimin e standardeve më të larta për siguri të ushqimit dhe ushqimit për kafshët si dhe aktivitet e planifikuara të institucionit. Shtoi se është nënshkruar Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë së ushqimit dhe politikës fitosanitare në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” ku mes Shqipërisë, Serbisë dhe shtetit tonë, do të lehtësohet tregtia me kafshë të gjalla, ushqim për kafshë, me bimë dhe prodhime të tjera.

Related posts

Kasami nga Tetova: BESA në koalicion me popullin

D V

Mediat franceze: Zaev dha dorëheqje për shkak të bllokimit të eurointegrimeve

D V

Moraçanin: Kodi Zgjedhor favorizon katër partitë e mëdha

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More