Agjencia Zhurnal.mk.

Dimkovski: Buxheti për vitin 2022 është zhvillimor dhe me fokus në investimet kapitale në ekonominë e ujërave

Shkup, 4 dhjetor – Buxheti për bujqësi për vitin 2022 ka komponentë zhvillimore me fokus në investimet kapitale në ekonominë e ujërave. Buxheti i përgjithshëm, i cili përfshin disa institucione, është 9,13 miliardë denarë, të dedikuara për buxhetet themelore të MBPEU-së, Agjencinë pagesore, Agjencinë për nxitjen dhe zhvillimin e bujqësisë, Agjencinë për ushqim dhe veterinari, Inspektoratin shtetëror për bujqësi, Inspektoratin shtetëror për pylltari dhe gjueti dhe Drejtorinë për punë hidrometeorologjike.

 

Zëvendës ministri Trajan Dimkovski sot në konferencë për shtyp kumtoi se shuma më e madhe, me vlerë prej 1,27 miliardë denarë nga buxheti i MBPEU-së, i dedikohet Drejtorisë për ekonominë e ujërave, pasi që, siç tha, tani disa vite e piotencojmë rëndësinë e sigurimit të kushteve për zhvillim të prodhimit stabil, konkurrent dhe bashkëkohor bujqësor.

“Kjo nuk është e mundur pa ujë. Për këtë shkak vazhdojmë me investime në ekonominë e ujërave, të cilat përfshijnë vazhdimin e projekteve të filluara dhe ndërtimin e sistemeve të reja. Buxheti i MBPEU-së për vitin 2022 krahasuar me vitin 2021 është rritur për 255,7 milinë denarë dhe këto mjete kryesisht dedikohen në ekonominë e ujërave, respektivisht 165,5 milionë denarë nga shuma e rritur në buxhetin për vitin 2022 janë dedikuar për projekte për investime kapitale në ekonominë e ujërave”, tha mes tjerash Dimovski.

Buxheti themelor i MBPEU-së për vitin 2022 është projektuar në 2,025 miliardë denarë, të cilat, siç tha, do të mundësojnë kontinuitet në realizimin e masave dhe politikave për zhvillimin e sektorit bujqësor.

Mjetet tjera nga buxheti i MBPEU-së janë dedikuar për investime në bujqësi dhe zhvillimin rural, me vlerë 279 milionë denarë, pastaj në  sektorin e pyjeve me vlerë prej 223 milionë denarë, prej të cilave 197 milionë denarë për policinë pyjore, 28 milionë denarë për programin për pylltari dhe gjueti.

Për investimet kapitale për zhvillimin rural janë ndarë 1,15 miliardë denarë, të cilat do të ndahen me qëllim të realizimit të Programit për përkrahje financiare të zhvillimit rural. 

Related posts

Nesër pa ujë një pjesë e Maxharit dhe Hasanbegut

D V

Moti sot në Maqedoni të Veriut

Z H

Si në filma: Shtetasi amerikan i rrahë me grushte fytyrës tre policë në Kisella Vodë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More