Agjencia Zhurnal.mk.

Dimitrovi nga Beogradi: Bashkëpunimi rajonal është një histori absolutisht evropiane

Shkup, 3 nëntor – Bashkëpunimi rajonal është  jashtëzakonisht i rëndësishëm për realizimin e përcaktimeve të përbashkëta strategjike në të cilat Qeveria është e përkushtuar pa marrë parasysh situatën politike, ndërsa konfirmim për këtë është pjesëmarrja ime në këtë takim. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrovi, i cili në  emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pasdite mbërriti në takim pune në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

 

“Para së gjithash vij me porosi se bashkëpunimi rajonal është një histori absolutisht evropiane, se duam të vazhdojmë ta thellojmë. Shtojmë një segment të rëndësishëm nesër – si  digjitalizimi mund të ndihmojë që ta përshpejtojmë dhe thellojmë bashkëpunimin rajonal”, deklaroi Dimitrovi gjatë mbërritjes në Beograd.

Vij në një moment, shtoi Dimitrovi, kur siç e dini, në Maqedoninë tonë, në Maqedoni të Veriut përfunduan zgjedhjet lokale, ka sfida të caktuara politike, ndërsa në një farë mënyre krizë politike.

“Është me rëndësi të japim sinjal se si Qeveri, si shtet, jemi plotësisht të përkushtuar në këtë nismë që lindi në Ballkan dhe qëllimi i së cilës fillimisht është një Ballkan evropian”, theksoi Dimitrovi.

Siç bëri të ditur SÇE, janë paraparë takime të liderëve me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, si dhe me përfaqësues të kompanive nga të trija vendet të cilat marrin pjesë në këtë platformë për përparimin e bashkëpunimit rajonal në kontekst të integrimit evropian.

Related posts

TNB: Përmendoret e ushtarëve bullgarë në Kavadar nuk janë prekur

D V

Pendarovski: Obligim yni është të mundësojmë kushte që gratë dhe vajzat vetë të marrin vendime për trupin e tyre

R Zh

Në Kuvend ende nuk ka arritur dorëheqja e kryeministrit Zaev

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More