Agjencia Zhurnal.mk.

Dimitrov- Vetington: Vazhdon bashkëpunimi me IRI-n në fushat me rëndësi strategjike

Shkup, 3 nëntor – Çështje aktuale në plan vendor dhe ndërkombëtar përfshirë edhe statusin e procesit eurointegues të Maqedonisë së Veriut dhe pritshmëritë për tejkalimin e sfidave kanë qenë temë e takimit të sotëm të zëvendëskryeminsitrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov me Olin Vetington, anëtar i Këshillit drejtues të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI).

 

Siç ka njoftuar SEÇ-ja, zëvendëskryeministri Dimitrov e ka theksuar mbështetjen e IRI-t për forcimin e proceseve demokratike dhe kapaciteteve të Maqedonisë së Veriut arritjes e së cilës janë notuar në Raportin e KE-së për vendin, publikuar gjatë këtij muaji.

“Procesi i integrimit evropian është shtytësi kryesor i agjendës reformuese në shtëpi në vlerat dhe standardet evropiane, por edhe e thekson angazhimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së për stabilitet dhe prosperitet në rajon. Fillimi i negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut me BE-në nënkupton edhe fillimin e kapitullit tjetër të zhvillimit dhe progresit të rajonit, por edhe avancimin e partneriteteve strategjike dhe vizionit”, ka thënë Dimitrovi.

Në takimin që është shoqëruar nga Ilina Mangova, drejtuese e programit të IRI-t në Maqedoni të Veriut, Vetington e ka theksuar angazhimin e vazhdimit të bashkëpunimit në sferat me rëndësi strategjike dhe mbështetje të projekteve ku reflektohen vlerat, theksohet në kumtesë.

Related posts

Bashkimi Evropian ripërsërit qëndrimin për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimorë

N E

Maqedonia e Veriut do të hap konsullatë në Zurich të Zvicrës

D V

Hasani: Gjendja e të lënduarve nga zjarri është stabile

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More