Shkup, 5 dhjetor – Me ftesë të Aleancës së liberalëve dhe demokratëve të Evropës (ALDE), zëvendës kryetari i Qeverisë, i obliguar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov sot ka marrë pjesë në konferencën rajonale “Narativi i ripërtërirë për integrimin e përshpejtuar në BE”, si folës në panelin “Ardhmëria e BE-së: Në cilin drejtim lëviz Evropa në vitin 2021?”.
Dimitrovi u përqëndrua në angazhimet e Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë edhe kapitalin e investuar politik në bazë të premtimit evropian.
“Asnjë vend evropian ndaras nuk është mjaftë i fuqishëm për ballafaqim me sfidat bashkëkohore, mënyra e vetme është projekti evropian për bashkim të kontinentit, që pa këtë rajon – Ballkanin perëndimor, çdoherë do të jetë jo i plotë dhe i pakryer. Maqedonia e Veriut është rrëfim i shpresës për këtë projekt, ashtu që (mos)sukseis i jonë është (mos) sukses edhe për BE-në.
Në këtë kontekst ai shtoi se projekti evropian bazohet në ndërtimin e identitetit të përbashkët evropian, të bazuar në vlerat si përfitim ktryesor nga procesi.
Në panelin, siç kumtuan nga SÇE, janë drejtuar edhe politikanë evropianë dhe liberalë të rinj, mes të cilëve eurodeputeti Ilhan Qyçuk, deputeti austriak, Helmugt Branbdshteter dhe deputetja franceze, Liliana Tangi (përmes lidhjes video konferenciale).
Në margjinat e konferencës, Dimitrov ka realizuar takime me eurodeputetin Qyçuk, ku u bisedua për çështjet aktuale lidhur me marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe me ministrin slloven të Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik, Zdravko Poçivallshek, në kontekst të thellimit të bashkëpunimit ekonomik.