Shkup, 21 dhjetor – Zëvendës kryeministri i obliguar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov vlerëson se çdo zgjidhje deri te e cila do të vinin Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, dhe e cila do të mundësonte heqjen e vetos bullgare për fillim të negociatave të vendit me BE-në, do të duhej të vijë para deputetëve në Kuvend. Me këtë u pajtuan edhe deputetët e opozitës dhe pushtetit, të cilët sot në seancë të Këshillit kombëtar kuvendor për eurointegrime, debatuan për konkluzionet e Këshillit për punë të përgjithshme të Bashkimit Evropian për zgjerim.
“Bindja ime personale është se kjo çështje është çështje e kombit dhe shtetit dhe i tejkalon interesat e njërës apo qeverisë tjetër ose njërës apo opozitës tjetër. Duke marrë parasysh se në marrëveshjen e koalicionit të Qeverisë së re bullgare, vend të spikatur ka edhe Kuvendi në Sofje, ku çdo zgjidhje eventuale do të shkojë në debat, e po ashtu duke e marrë parasysh edhe rezulotën e miratuar në Kuvendin tonë ku konfirmohen linjat e kuqe për këtë çështje të interesit më të lartë kombëtar, mendoj se ka logjikë dhe do ta rrisë legjitimitetin nëse edhe ne hap pas hapi ndërtojmë atmosferë politike në drejtim të asaj se çfarëdo zgjidhje, e cila duhet të jetë evropiane dhe dinjitoze, do të vijë në debat dhe në njëfarë vërtetimi në Parlamentin tonë”, tha zëvendës kryeministri i obliguar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.
Sonja Mirakovska nga PRSD pajtohet me zëvendëskryeministrin Dimitrov dhe shton se në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë nga BE-ja kërkohet që në mënyrë strikte të respektohen të drejtat e njeriut dhe e drejtat për vetëvendosje.
Deputeti Antonio Milloshevski vlerëson se vendi edhe me konkluzionet e fundit të Këshillit të BE-së nuk e fitoi atë që e meriton nga viti 2009. Nëse para disa viteve pretekst ishte Greqia fqinje, tani, siç tha ai, pretekst është Bullgaria fqinje.
Deputeti Arbër Ademi nga BDI-ja vlerëson se zgjidhje për kontestin me Bullgarinë mund të ketë, nëse ka vullnet nga të dy palët.
“Qëndrimi im është se me vullnet politik të të dy palëve, kontesti bilateral me Bullgarinë do të mund të përfundojë nëse i tejkalon dallimet gjatë kryesimit francez me BE-në, e i cili fillon në janar të vitit të ardhshëm”, tha Ademi, duke shtuar se kjo nuk do të ishte në interes vetëm për vendin tonë, por edhe për Bashkimin evropian.
Ai kërkoi që bashkarisht të punohet në këtë proces, e jo ai të shndërrohet në politikë dhe mundësi për fitimin e pikave politike.
Vendet anëtare të BE-së në mbledhjen e Këshillit për punë të përgjithshme (GAK) më 14 të këtij muaji, nuk arritën marrëveshje për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisnë deri nga fundi i këtij vitit edhe krajas shpresave publikisht të shfaqura të kryesimit slloven për fillim të negociatave me të dy vendet këtë vit. Në konkluziket nga mbledhja mungoi parashtresa e përkohshme “deri nga fundi i vitit” si afat për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Shkupin edhe Tiranën.