Agjencia Zhurnal.mk.

Dimitrov: Nga rrethi i parë mësuam se duhet të punohet edhe më mirë dhe me sinqeritet

Shkup, 27 tetor – Zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov sot në profilin e tij në Fejsbuk theksoi se të dielën, në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, do ta mbështesë kryetarin aktual të Qytetit të Shkupit dhe kandidat edhe për një mandat, Petre Shilegov. Ai njëkohësisht porositë se mësimi nga rrethi i parë i Zgjedhjeve lokale është se duhet të punohet më ndryshe, shumë më mirë dhe më me sinqeritet.

 

“Me këtë shkrim dëshiroj t’i jap mbështetje të sinqertë dhe me gjithë zemër Petre Shilegovit. Do të votoj për të të dielën, me ndërgjegje të pastër. A bëri Petre shumë për Shkupin në mandatin e parë? Absolutisht. A është ideal për kryetar qyteti? Nuk besoj. A është pakrahasyueshëm më i mirë se kandidatja tjetër? Nuk kam kurfarë dilema”, theksoi Dimitrov, për kandidatin nga radhët e LSDM-së në pushtet.

Ai theksoi se ka pasur dilema për t’u angazhuar për kandidat në zgjedhjet lokale. Potencoi se nuk është njeri partiak, por se ndjen obligim ndaj qytetarëve të Shkupit ta shprehë qëndrimin e tij.

“Me votuesit nga NJZ1 kemi besim të ndërsjelltë nga zgjedhjet parlamentare. Çdoherë kam qenë dhe do të jem zëri i qytetarëve. Nuk kam obligim politik, as etik të jap mbështetje boshe duke u udhëhequr nga shkronjat e partisë, sipas logjikës të cilën nuk e kam të afërt: ‘nëse janë të mitë, janë të mirë pa dallim gjithçkaje – nëse janë të tjerët, janë të këqij pa dallim gjithçkaje’. Jam i lindur në Shkup dhe jam rritur kryesisht në Qendër, ndërkaq mjaft kohë në fëmijëri kam kaluar edhe tek gjyshja ime në Karposh. E dua Shkupin, edhe pse kur mundem, e anashkaloj sheshin që sinqerisht përmes ‘Shkupit 2014’ e bënë kremtim të kiçit. E dua Shkupin me të gjitha të metat e tij. Ndoshta jam i njëanshëm, sepse pothuajse nuk ka rrugë dhe rrugicë ku nuk kam kujtime, por qyteti ynë ka shpirt të madh. Dhe mu prandaj, si qytetar, vendosa të them se çka mendoj për zgjedhjen e kryetarit të qytetit tim”, potencoi zëvendëskryeministri.

Dimitrov theksoi se për “zgjedhjen” në kuptimin më të gjerë, sa i përket drejtimit strategjik të atdheut, sitatën e kemi të rëndë.

“Opozita as nuk ndihmon, as realisht garon në drejtimin e njejtë – demokraci e fuqishme dhe evropiane, liri dhe drejtësi për të gjithë, anëtare e NATO-s dhe vendim i merituar, edhe pse akoma i parealizuar i BE-së për fillim të negociatave inkuadruese. Nga ana tjetër, e kam plotësisht të qartë se për shumicën kjo nuk mjafton. E kam të qartë se kaluan pothuajse pesë vite. Regjimi vështirë të kujtohet. Mësimi nga rrethi i parë i zgjedhjeve lokale është se duhet të punohet më ndryshe, shumë më mirë dhe më me sinqeritet. Ndoshta paradoksale, por ose do të kuptohet ai mësim me të vërtetë dhe do të shkohet drejtpërdrejtë së larti ose makina do të rrokulliste sërish teposhtë. Nga rezultatet e atij mësimi me të[ vërtetë do të varet shumë… ose gjithçka”, konkludoi Dimitrov.

Related posts

FAKTOR: EMV ka blerë energji elektrike për 3.85 milionë euro për vetëm 7 ditë!

D V

Rritet numri i të infektuarve në Tetovë, autoritetet thirrin qytetarët për t’u vaksinuar

Z H

Ekspertët: Reformat në gjyqësor, të padukshme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More