Agjencia Zhurnal.mk.

Dimitrov nesër onlajn në Beograd në Konferencën Ballkani i Hapur me Bërnabiqin, Ramën dhe Eskobarin

Shkup, 23 nëntor – Në Beograd nesër në Parlamentin serb do të mbahet Konferenca “”Ballkani i Hapur – Rruga drejt stabilizimit, bashkëpunimit dhe prosperitetit në rajon, në të cilin në panelin politik përveç kryeministres serbe Ana Bërnabiq, onlajn do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov, kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe i dërguari special amerikan për Ballkanin Gabriel Eskobar, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

 

Në konferencë në fjalim përshëndetës para të pranishmëve do të ketë kryetari i Asamblesë kombëtare i Republikës së Serbisë Ivica Daçiq dhe ambasadori i SHBA-së në Serbi Entoni Godfri, kumtuan nga Kuvendi.

Në Konferencë do të prezantohen rezultatet nga hulumtimi rajonal i mendimit publik dhe rezultate nga analiza ekonomike e iniciativës Ballkani i Hapur, ndërsa do të mbahet edhe Panel të biznesmenëve për efektet ekonomike nga Ballkani i Hapur,

Organizatorë të Konferencës janë Asambleja popullore e Serbisë, Kongresi i miqësisë serbo-amerikane, rrjeti i pavarur ndërkombëtar hulumtues East West Bridge (EWB).

Moderator kryesor do të jetë Jovan Kovaçiq, kryetar dhe themelues i EWB dhe Anëtar i Komitetit ekzekutiv të Komisionit trepalësh dhe kryetar i grupit serb të Komisionit trepalësh.

Related posts

Idri Istrefi: Vazhdojmë me kokën lartë në rrethin e dytë

Redaksia

Ambasadori i Italisë Andrea Silvestri për vizitë në Shtip

D V

Hoxha takon ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit në RMV, Khaled Ibrahim Emara

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More