Agjencia Zhurnal.mk.

Dimitrov në Berlin: Shtyerja e bisedimeve është e rrezikshme për stabilitetin në rajon

Shkup, 9 dhjetor – Maqedonia e Veriut ka dëshmuar se përfaqëson fuqishëm narrativen evropiane të vlerave dhe është partner i qëndrueshëm në skenën evropiane që kontribuon në mirëqenien e rajonit, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov në takim me kryetarin e Fondacionit “Fridrih Ebert” dhe ish-kryetarin e Parlamentit Evropian Martin Shulc.

 

“Ne kemi investuar kapital serioz politik bazuar në premtimin evropian, është koha që vëmendjen dhe energjinë ta drejtojmë në procesin e evropianizimit dhe përmbushjes së pritshmërive të qytetarëve. Nëse BE-ja më në fund e mbështet tregimin maqedonas dhe investimin e madh në këtë çështje që reflektohet në të gjithë rajonin, atëherë BE-ja do të tregojë se është forcë që tërheq për mirë”, tha Dimitrov.

Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, Dimitrov e ka njoftuar Shulcin për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në portofolin evropian, si dhe ka biseduar për gjendjen në rajon në kuadër të integrimeve evropiane.

Shulc e theksoi rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës në kontekstin e përgjegjësisë së saj për të garantuar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë, së bashku me përparimin e dukshëm demokratik që Maqedonia e Veriut ka bërë vitet e fundit dhe qasjen e saj ndaj vlerave të përbashkëta.

Sipas tij, vonesa e mëtejshme e fillimit të bisedimeve për anëtarësim me BE-në për shkak të bllokadës nga Bullgaria është e pahijshme dhe e rrezikshme për stabilitetin e rajonit dhe vizionin evropian dhe mbështetja për këtë çështje do të vazhdojë të manifestohet përmes aktiviteteve të Fondacionit dhe angazhimit të tij personal.

Këto tema janë diskutuar edhe në takimet e Dimitrovit me përfaqësuesen për politikë të BE-së në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme Sabine Shter dhe drejtoreshën e Ministrisë përgjegjëse për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA-s, Suzane Shuc. Dimitrov përcolli pritjet e Gjermanisë për të qëndruar proaktive drejt arritjes së qëllimit strategjik të vendosur bashkërisht dhe i informoi për statusin e përditësuar të procesit reformues në kuadër të “Agjendës: Evropa në shtëpi”.

Related posts

Petrovska-Vallander: Aleanca jonë është tregim suksesi i bashkimit dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta

Z.H

Pendarovski: Duhet të kemi garanci se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë do të jetë kërkesa e fundit e Sofjes

Xh M

SHGM: Definicioni për fyerje nuk guxon të përmbajë “mendim negativ”

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More