Agjencia Zhurnal.mk.

Dimitrov: Na duhet fokus dhe veprim, për ta përdorur përvojën si katalizator për lëvizje

Shkup, 22 tetor – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot bashkë me Mihaela Matuela nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, përgjegjëse për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, bashkëkryesuan me takimin vjetor të Komitetit të përbashkët të monitorimit në kuadër të përdorimit të fondeve IPA.

 

Siç kumtoi SÇE, në mënyrë që të bëhet kontroll e zbatimit të mjeteve të ndara përmes IPA-s, zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se gjetjet e Raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut do të përdoren si pikë referimi për racionalizimin dhe menaxhimin e reformave që dalin nga agjenda evropiane që t’i sigurojmë standardet evropiane për qytetarët tanë përmes fondeve të BE-së.

“Ne kemi nevojë për fokus dhe veprim, për të përdorur përvojën dhe sfidat e deritanishme si një katalizator për të krijuar një pamje më të qartë të hapave tanë të ardhshëm dhe për të ecur përpara me vendosmëri. Qasja e sinqertë, e partneritetit dhe përmirësimi i koordinimit në zbatimin e IPA-s janë parakushtet kryesore për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, tha Dimitrov.

Krahas kontrollit të zbatimit të përgjithshëm të IPA-s, në takim u diskutua për projekte specifike me theks të veçantë në fusha të tilla si mbrojtja e mjedisit, infrastruktura e transportit që kërkojnë investime të konsiderueshme, si dhe politikat rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore sipas Kapitullit 22.

Duke e pasur parasysh nevojën për një kornizë institucionale të vendosur dhe kapacitete adekuate administrative për programimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e fondeve, u theksuan përpjekjet për përmirësimin e strukturës IPA në institucionet kombëtare. Është rishikuar edhe funksionimi i komiteteve sektoriale të monitorimit si mekanizma gjithëpërfshirës për drejtimin e politikave dhe programeve në nivel sektorial.

Në takimin e gjashtë me rradhë morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore zbatuese të fondeve IPA, përfaqësues të Delegacionit të BE-së, përfaqësues të grupeve punuese sektoriale dhe donatorë aktivë në vend dhe organizata të shoqërisë civile. Përfaqësuesit e Komisionit Evropian përshëndetën përkushtimin për shfrytëzimin e duhur të fondeve IPA për të arritur reforma thelbësore në interes të qytetarëve, qëndron në kumtesën e SÇE-së.

U miratuan përfundime të përbashkëta që do të kontribuojnë në tejkalimin e sfidave dhe çështjeve të hapura, me ç’rast Sekretariati për Çështjet Evropiane do ta monitorojë rregullisht zbatimin e këtyre përfundimeve dhe rekomandimeve brenda afateve të përcaktuara.

Related posts

Përmbledhje nga takimi i djeshëm Zaev – Gashi dhe reagimi i opozitës

Z H

Takim i presidentit Pendarovski me përfaqësues të Unionit maqedonas në Suedi

D V

Moti sot i ngrohtë me temperatura deri 41 gradë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More