Agjencia Zhurnal.mk.

Dimitrov – Lirman: Gjermania mbetët e përkushtuar për fillim e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Berlin, 10 dhjetor – Maqedonia e Veriut dhe rajoni janë pjesë e Evropës edhe pse akoma nuk jemi pjesë e BE-së, lufta për Evropë të bashkuar dhe progresive është lufta jonë e përbashkët, me çka në Gjermani shohim një shtyllë të Evropës, si fuqi që lëvizë drejtë të së mirës dhe partner të rëndësishëm – edhe politik edhe ekonomik, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov në takim me ministren e re gjermane për Evropë Ana Lirman.

Zëvendëskryeministri Dimitrov i cili ishte mysafir i parë i jashtëm i Lirman që nga marrja e detyrës, në takim hollësisht i paraqiti arritjet dhe sfidat e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejtë BE-së, si dhe tregimin dhe shpresën për perspektivë evropiane të rajonit.

“Shoqëria maqedonase është e përgatitur për procesin reformues për të sjellur në shtëpi të njëjtën Evropë si ju që e jetoni, kjo është detyrë e gjeneratës sonë. Fillimi i negociatave do të orientoj energjinë drejtë të së ardhmes dhe do të na bëjë fitues në menaxhimin me sfidat bashkëkohore siç janë ndryshimet klimatike dhe tejkalimi i hendekut ekonomik përmes thellimit të bashkëpunimit, në vend se në të kaluarën që tërheq mbrapa dhe në të cilën të gjithë jemi humbës. Rasti jonë është i rëndësisë kritike për pozitën e BE-së në rajon në kushte kur ëndrra evropiane është lëkundur dhe shumë e rëndësishme për plotësimin e qëllimeve të qeverisë së re gjermane, në mes të cilave edhe të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Dimitrov.

Lirman tregoi se Maqedonia e Veriut i plotëson të gjitha kushtet për fillimin e negociatave, për shkak të veprimit të saj do të jetë vendimtare e orientuar drejtë realizimit të kësaj detyre të përbashkët strategjike.

Siç kumton SÇE-ja, në takimin me Lirman, zëvendëskryeministri Dimitrov e përmbylli vizitën e punës në Berlin, e cila u realizua në ditët e ngjarjeve të rëndësishme për të ardhmen e Gjermanisë dhe Evropës.

Related posts

Borxhet e NP “Ujësjellës dhe kanalizim” do të mund të paguhen në këste pa llogaritur kamatën deri më 15 mars

D V

25 vjeçari nga Shkupi shet motrën për 3000 euro në Serbi, arrestohen katër persona

Z.H

Liqeni kampion i Kosovës në futsall për herë të dytë radhazi

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More